Teknik i përgjithshëm- elektricist
17 ditë
Prishtina Mall
Prishtinë
Elektriciste
Përshkrimi

Titulli: Teknik i përgjithshëm- elektricist

Departamenti: Operacioneve për menaxhim të objektit

Roli:

Përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemeve tashmë të instaluara, riparimin dhe zgjidhjen e problemeve të cilat paraqiten në sistem.

Detyrat:

  1. Leximi i situacioneve dhe diagrameve teknike për të përcaktuar vendosjen e prizave dhe pajisjeve përkatëse;
  2. Instalimi i kablove, prizave dhe kontrollimi i po të njëjtave;
  3. Mirëmbajtja e sistemeve elektrike duke përfshi njohuritë themelore të teknologjisë informative.
  4. Inspektimi i transformatorëve dhe shpërndarësve të qarqeve për t'u siguruar që të jenë në pëputhje me kodin përkatës.
  5. Identifikimi i problemeve elektrike duke përdorur paisjet e specializuara sikur volto matësit, testuesit e kabllove, skenerët thermal dhe ammetrat.
  6. Riparimi, zëvendësimi i kabllimit dhe paisjeve duke përdorur vegla të dorës dhe ato elektrike si kaçavida, sharra, shpime, zhveshës teli, shpërndarës kanalesh.
  7. Udhëzimi dhe trajnimi i bashkëpunëtorëve për instalim, mirëmbajtje dhe riparim të sistemin të kabllimit.
  8. Përcjellja e rregulloreve zyrtare dhe të brendshme të objektit.
  9. Njohuri të mëparshme mbi Sigurinë dhe Shëndetin në punë.

Aftësi të kërkuara:

  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve – për të gjetur, diagnostikuar dhe riparuar problemet, teknikët elektrikë duhet të jenë të aftë për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësitë e të menduarit kritik – kryerja e testeve dhe përdorimi i rezultateve për të diagnostikuar problemet kërkon aftësi të të menduarit kritik në mënyrë që të përcaktohet drejtimi më i mirë për të ndërmarrë veprimin.
  • Aftësitë e shërbimit ndaj klientit – duke qenë se teknikët kanë komunikim të përditshëm me individët dhe bizneset, ata duhet të jenë të përshtatshëm për të punuar me klientët.
  • Aftësi të përgjithshme –të bashkëpunojë me fusha të tjera të specializuara dhe të realizoj kërkesat/vendimet e menaxhimit.

Kushtet:

  • Teknik elektrik, certifikuar në siguri dhe shëndet dhe minimumi dy vjet përvojë pune.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në emailin: [email protected] deri më datën 10 prill 2026.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
13078
189
2080
7186