Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuar të paraqesin ofertat për:
AUDITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE TË BANKËS EKONOMIKE PËR VITIN 2026
Banka Ekonomike Sh.a. në pajtim me Ligjin Nr.8/L-304 për Bankat, Rregullorës për Auditimin e Jashtëm të Bankave dhe Rregullorës për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullorës për Auditimin e Jashtëm të Bankave për të realizuar auditimin e pasqyrave financiare të Bankës Ekonomike Sh.a. dhe auditimin e pasqyrave financiare të konsoliduara me KS Siguria Sh.a. për vitin 2026 në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar fton subjektet e kualifikuara të paraqesin ofertat e tyre.
Ofertuesit duhet të demonstrojnë se i plotësojnë kriteret si në vijim:
Ofertuesit duhet të dorëzojnë ofertë të veçantë për:
Nga përfituesi i thirrjes kërkohet që raportet përfundimtare, letrën e menaxhmentit dhe të gjitha dokumentet tjera t’i përpilojë dhe bankës t’ia dorëzojë në gjuhën shqipe dhe angleze brenda afatit të caktuar me kontratë.
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 02 Prill 2026 në ora 15:00.
Subjektet konkurruese do të njoftohen me rezultatet pasi të miratohet vendimi i zgjedhjes së fituesit.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Auditimi i Pasqyrave Financiare të Bankës Ekonomike Sh.a. dhe Auditimi i Pasqyrave Financiare të Konsoliduara me KS Siguria Sh.a. për vitin 2026” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike Sh.a. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë thirrjen për ofertim në çdo kohë.