Trajnimi The HR Excellence: 20 Years of Insight
.png)
The HR Excellence - Prill 2026
staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Prill 2026 për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.
Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.
Objektivat e trajnimit:
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
Temat e trajnimit:
Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:
Orari dhe koha e trajnimit:
Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, gjithsej 2 javë nga ora 18:00 – 20:00/20:30 (varësisht prej diskutimit).
Grupi 1 me datat 14, 16, 21 dhe 23 Shkurt (edhe 2 vende)
Grupi 2 me datat 13,15, 20 dhe 22 Shkurt (i hapur).
Vendi i Trajnimit:
Në lokalet e staffiX në Prishtinë. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151
Çmimi i Trajnimit:
Kushton 149€ me TVSH, me zbritje nga 199€ Euro. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.
Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.
👣Nxitoni, vendet janë të limituara.
Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.
Biografia e Trajnerit, Shkumbin Ibraimi.
Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat.
Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësi të HR Menaxherit për 5 vite në “CACTTUS”. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit. Ai aktualisht Drejtor në “staffiX”, kompani e specializuar në fushën e Rekrutimit dhe Trajnimeve.
staffiX aplikon një frymë të bashkëpunimit dhe unitetit, të cilat janë cilësi të rëndësishme për një biznes që fokusohet në menaxhimin edhe shërbimet e personelit.