Zyrtar Mbështetës i Degës - Ferizaj
7 ditë
KEP Trust
Ferizaj
Te tjera
Përshkrimi

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

Zyrtar Mbështetës i Degës

Lokacioni: Ferizaj (1) me kohë të caktuar 1 vit (zëvendësim) , (Nr. ref: KEP 08/2026)

Raporton tek: Menaxheri i Degës

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Menaxhimi i parasë së gatshme ne dege per te siguruar transaksione të sakta, të sigurta dhe në përputhje me politikat dhe procedurat e Institucionit
  • Saktesi e larte ne transkaksionet me para te gatshme.
  • Barazimi i vazhdueshem i arkes dhe trezorit te deges.
  • Shpërndarje të kredive dhe pranimi i pagesave të kësteve të kredive.
  • Asiston klientët në proceset e përditshme, ofron informacione mbi produktet dhe shërbimet, si dhe kontribuon në përmirësimin e përvojës së klientit.
  • Kryen detyrat administrative, si regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave të klientëve dhe mirëmbajtja e bazave të të dhënave, duke siguruar saktësi dhe azhurnim të vazhdueshëm të informacionit.
  • Zëvendëson kolegët në degët tjera të KEP-it gjatë mungesave të tyre (pushime), duke siguruar vazhdimësi në operim dhe shërbim cilësor ndaj klientëve.
  • Kontakton klientët ne vonese
  • Kryerja e detyrave shtesë që caktohen nga Menaxheri i Degës.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Diplomë universitare në ekonomi, financë ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë në pozita të ngjashme konsiderohet përparësi.
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe punë ekipore.
  • Aftësi të mira analitike dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
  • Integritet i lartë profesional dhe orientim ndaj klientit

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://rekrutimi.keptrust.org/ Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 10 prill 2026

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!

13171
212
2086
7188