Faturiste / Asistente e Kontabilitetit
  • /
30 ditë
Gitor Sh.p.k
Lipjan
Financa Kontabilitet
Përshkrimi

KONKURS PUNE

Pozita: Faturiste / Asistente e Kontabilitetit
Lloji i punësimit: Me orar të plotë
Gjinia: Femër
Mosha: 25–30 vjeç

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, Drejtimi i Kontabilitetit, Financave ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë pune minimum 3 vjet në profilin përkatës;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese në punë ekipore;
  • Përkushtim, saktësi dhe përgjegjësi në detyra.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtja e stoqeve dhe evidencës përkatëse;
  • Menaxhimi i kartelave të furnitorëve dhe klientëve;
  • Faturimi ditor i shitjeve dhe regjistrimi i blerjeve;
  • Asistimi në nevojat e klientëve dhe mbështetje për sektorët përkatës;
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e shitjes, importit dhe financave.

Kushtet e punës:

  • Orari i punës: E hënë – E premte, ora 09:00–17:00;
  • Pushim vjetor: Sipas legjislacionit në fuqi;
  • Pagesa dhe benefitet: Në përputhje të plotë me Ligjin e Punës të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar;
  • Letër motivimi;
  • Letër rekomandimi (e preferueshme, por jo e domosdoshme).

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarat mund të dërgojnë dokumentet e aplikimit në adresën e e-mailit: [email protected]

Lokacioni: Marec, Lipjan

13188
211
2087
7189