Axhustrator / Saldues
  • /
30 ditë
ETA Steel Engineering
Ferizaj
Te tjera
Përshkrimi

Përshkrim i rolit
Si Axhustrator / Saldues, do të angazhoheni në punë me përpunim metali dhe procese saldimi për nevojat e prodhimit. Roli përfshin prerjen, përgatitjen dhe saldimin e pjesëve metalike, duke siguruar që puna të kryhet me cilësi të lartë dhe në përputhje me standardet e kompanisë.

Kjo pozitë kërkon përvojë praktike në punë me metal, aftësi për përdorimin e aparateve të saldimit dhe respektim të masave të sigurisë në vendin e punës.

Kërkesat

  • Përvojë e mëparshme si salldues ose në punë me metal (avantazh).
  • Njohuri bazike në përdorimin e aparateve të saldimit.
  • Kujdes për cilësinë dhe saktësinë në punë
  • Aftësi për punë ekipore dhe përgjegjësi individuale
  • Respektim i masave të sigurisë gjatë punës.

Përgjegjësitë

  • Kryerja e proceseve të saldimit dhe përpunimit të metaleve sipas kërkesave të prodhimit.
  • Përgatitja dhe rregullimi i materialeve metalike para dhe pas saldimit.
  • Sigurimi i cilësisë së punës dhe përputhjes me standardet e kompanisë.
  • Mirëmbajtja e veglave dhe pajisjeve të punës.
  • Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mbajtja e rendit në vendin e punës.

Kualifikimet e preferuara

  • Përvojë paraprake në punë me metal ose saldim (është përparësi, por jo e domosdoshme).
  • Aftësi praktike dhe dëshirë për të mësuar.
  • Përgjegjësi dhe kujdes në kryerjen e punës.
  • Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të respektuar orarin.

Benefitet

  • Kontratë e rregullt pune sipas ligjit të punës.
  • Sigurim shëndetësor për të gjithë punonjësit.
  • Pagesë konkurruese dhe të rregullt.
  • Trajnime praktike dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Ambient i sigurt dhe stabil pune.
  • Mundësi avancimi në bazë të performancës.

Lokacioni: Prelez i Jerlive, Ferizaj.

Kontakti: 049608090

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
13199
204
2088
7190