Thirrje për aplikim për poziten Fizioterapeute në Vimea Baby Spa &Wellness
Pozita: Fizoterapeute
Lokacioni: Kompleksi Lin Projekt, Rruga B, Prishtina10000
Kategoria: Full-time
Data e fundit për aplikim: 10.05.2026
Vimea Baby Spa & Wellness është kompani e specializuar tash e 5 vite, duke ofruar shërbime të spa’s për bebe dhe fëmijë, si dhe masazha për nënat në pritje dhe pas lindjes. Vimea është gjithashtu distributor ekskluziv i disa nga brendeve më cilësore për bebet dhe nënat. Për këtë arsye, po kërkojmë një fizoterapeute të kualifikuar dhe të përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin tonë.
Ky rol kërkon një profesionist të përkushtuar dhe me aftësi të shkëlqyera për të ofruar kujdes shëndetësor dhe mbështetje për nënat dhe foshnjat, si dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm gjatë trajtimeve të spa-së dhe masazhit.
Përgjegjësitë:
- Ofrimi i shërbimeve me standarde të larta: Të siguroheni që çdo shërbimtë ofrohet me kujdes dhe profesionalizëm, duke ruajtur nivelin më të lartë të kënaqësisë për klientët.
- Pranimi dhe vlerësimii klientëve: Të mirëpriteni klientët me ngrohtësi, të kryeni një ekzaminim të plotë dhe të zhvilloni një plan trajtimi të personalizuar për secilin.
- Konsultimi i klientëve: Të ofroni një konsultim të detajuar dhe të kuptoni plotësisht nevojat dhe pritshmëritë e klientëve për t’u siguruar që shërbimi ofruar është në përputhje me kërkesat e tyre.
- Ndjekja e protokolleve të brendit: Të respektoni procedurat dhe protokollet standarde të operimit të Vimea Baby Spa & Wellness, duke siguruar një përvojë të sigurt dhe të kënaqshme për të gjithë klientët.
- Promovimi i produkteve dhe shërbimeve: Të promovoni produktet dhe shërbimet e Baby Spa me proaktivitet dhe pasion, duke treguar një nivel të lartë njohurish për to dhe duke i demonstruar ato klientëve.
- Përgjegjësia për shërbimet e ofruara: Të merrni përgjegjësinë për cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofroni,
duke siguruar që çdo trajtimtë jetë në përputhje me standardet më të larta.
- Pjesëmarrja në zhvillimin profesional: Të angazhoheni në takimet dhe trajnimet e planifikuara për zhvillimin e
vazhdueshëm profesional, duke kontribuar në forcimin e ekipit dhe përmirësimin e shërbimeve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në fizioterapi (diplomë universitare).
- Licencë për të ushtruarprofesionin e fizioterapeutit në Kosove.
- Eksperiencë e mëparshme në kujdesin shëndetësor (përparësi).
- Eksperiencë e mëparshme në kujdesin për terapi fizikaletek foshnjat dhe nënat (përparësi).
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndër personale.
- Njohuri të shkëlqyera të procedurave mjekësore dhe përkujdesjes për foshnjat dhe nënat.
- Aftësi për të menaxhuar situata të ndjeshme me kujdes dhe profesionalizëm.
- Qëndrim empatik dhe i orientuar ndaj pacientit.
- Njohuri të gjuhës shqipe dhe njohuri të gjuhës anglezedo të ishte një plus.
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe mundësipër zhvillim dhe rritje profesionale.
- Ambient pune mbështetës dhe motivues.
- Trajnime të rregullta dhe mundësi për zhvillim në fushën e shëndetësisë.
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni një CV (duke specifikuar poziten për të cilën po aplikoni) në adresën tonë të email-it: [email protected]
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 10.05.2026
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesëe një ekipi të përkushtuar për ofrimin e kujdesit të shkëlqyer shëndetësor për nënat dhe foshnjat!
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko