Banakier
  • 049 909 110
10 ditë
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Gastronomi
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Banakier (1 vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri për përgatitjen e pijeve dhe koktejeve të ndryshme, alkoolike dhe joalkoolike;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e hijgjenes sipas kritereve të përcaktuara në hapësirat e Banakut;
  • Përgjegjës për përpilimin dhe aktualizimin e kartës së banakut dhe ripërpunimin e vazhdueshëm të kartave të pijeve;
  • Përkujdeset për trajtimin e sistemeve arkëtare;
  • Përgjegjës për kontrollimin e faturave të mysafirëve;
  • Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve;
  • Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e mallit të pranuar, e sidomos të pijeve dhe gjërave ushqimore në banak duke mos neglizhuar afatin e skadimit, si dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;
  • Përgjegjës për zbatimin e paraqitjes korrekte, mbajtjen e uniformës të pastër dhe plotësimin e standardeve të higjienës personale;
  • Përkujdeset për dhënjen e këshillave mysafirëve, me rastin e porosisë së pijeve të ndryshme;
  • Përkujdeset për koordinimin e të gjitha porosive specifike;
  • Përgjegjës për porositjen dhe blerjen e të gjitha paisjeve dhe materialeve të domosdoshme të banakut, dhe përcjelljen e tregut në mënyre qe ti njohë dhe ti përvetësoj “pijet e modës”;
  • Përkujdeset për bashkëpunim të ngushtë dhe mbajtje të konsultimeve me zyrtarët përgjegjës, lidhur me detyrat e pa definuara saktësisht;
  • Përkujdeset për zbatimin e rregulltë të procesit të porosive;
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të eprorit, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  • Mirëmban të të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton
  • standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082)
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë

Kualifikimet:

  • Përgatitje profesionale (të paktën shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë, preferohet të diplomuarit në hoteleri;
  • Të ketë së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale, preferohet si banakierë në hotele me 4 ose 5 yje;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
  • Të mos jetë nën hetime;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 24 Prill 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

13237
184
2089
7190