Ekspert për realizimin e hulumtimit mbi diskursin kritik mediatik mbi komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë
  • /
14 ditë
Terre des hommes
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM

Ekspert për realizimin e hulumtimit mbi diskursin kritik mediatik mbi komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë

Projekti: Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë

Vendi: Prishtinë

Raporton tek: Menaxheri i Programit

Data: 01.05.2026 – 31.08.2026 (20 ditë pune)

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Terre des hommes Kosova (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.

TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.

Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:

  1. Angazhimit në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
  2. Mbështetjes e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
  3. Mbështetjes së kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
  4. Pilotimit të politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.

INFORMACIONE RRETH PROJEKTIT

Terre des homes në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë" (faza III), në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER), financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Duke u mbështetur në përvojën dhe suksesin e fazës së parë dhe fazës së dytë, faza e tretë synon të zbatojë të njëjtat parime për të arritur ndryshime legjislative dhe zhvillimin e politikave në fushat e antigjipsizmit, mbrojtjes dhe drejtësisë sociale, duke vazhduar përpjekjet afatgjata për të ndryshuar qëndrimet publike dhe praktikat institucionale ndaj romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve.

Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses. Projekti ishte i suksesshëm në vendosjen e antigjipsizmit në agjendën politike dhe publike dhe në mobilizimin e qeverisë, medias dhe shoqërisë civile për ta luftuar atë.

Një ndër objektivat e projektit është të rrisë njohuritë e profesionistëve të medias mbi fenomenin e antigjipsizmit dhe format e ndryshme të manifestimit të tij. Në këtë kuadër, projekti synon të realizojë një hulumtim mbi diskursin mediatik mbi komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë (2020 – 2026), gjuhën e përdorur në artikujt e mediave të shkruara, me fokus në identifikimin e narrativave diskriminuese dhe formave të antigjipsizmit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Hulumtimi synon të ofrojë një analizë të bazuar në evidencë mbi mënyrën se si këto komunitete përfaqësohen në media dhe të kontribuojë në promovimin e raportimit të përgjegjshëm dhe etik në përputhje me standardet profesionale të gazetarisë. Hulumtimi do të realizohet në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Objektivi i shërbimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizojë në mënyrë sistematike narrativen e portretizimit te komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në media, me fokus të veçantë në identifikimin dhe vlerësimin e fenomenit të antigjipsizmit në media që nga fillimi i implementimit të projektit SoRAE (2020). Hulumtimi synon të shqyrtojë mënyrën se si gjuha, narrativat dhe përfaqësimet mediatike kontribuojnë në ndërtimin, riprodhimin apo sfidimin e stereotipeve, paragjykimeve dhe diskriminimit ndaj këtyre komuniteteve. Ky hulumtim synon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe profesional, në përmirësimin e standardeve të raportimit mediatik, si dhe në avancimin e drejtësisë sociale për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Hulumtimi do të fokusohet në disa dimensione kyçe:

  • Të analizojë mbulimin mediatik që lidhet me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në mënyrë krahasuese përgjatë viteve
  • Të identifikojë narrativat dominuese dhe format e fshehta të manifestimit të antigjipsizmit në media ndër vite;
  • Të vlerësojë praninë e stereotipeve, paragjykimeve dhe gjuhës diskriminuesenë raport me kohën
  • Të analizojë përfshirjen (apo përjashtimin) e zërit të komuniteteve rome në media dhe ndryshimet e saj ndër vite;
  • Të shqyrtojë se si janë trajtuar çështjet strukturore (varfëria, diskriminimi, qasja në shërbime) dhe si ka apo nuk ka ndryshuar ky trajtim me kalimin e kohës;
  • Të ofrojë rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për përmirësimin e raportimit mediatik mbi komunitet rom, ashkali dhe egjiptian.

PËRSHKRIMI I PUNËS

Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Eksperti do të kryejë detyrat e tij ose të saj në lidhje me kartën e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për Mbrojtjen e Fëmijëve.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tij/saj pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.

Përgjegjësitë:

  • ­­­Analizimi dhe identifikimi i gjuhës diskriminuese, narrativave dhe formave të manifestimit të antigjipsizmit në artikujt, raportimet dhe lajmet e mediave të shkruara në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit;
  • Zhvillimi i kornizës metodologjike, përcaktimi i mostrës së mediave të shkruara dhe definimi i indikatorëve për identifikimin e antigjipsizmit, gjuhës së urrejtjes dhe stereotipeve.
  • Udhëzimi dhe koordinimi i mbledhjes së të dhënave: Trajnimi dhe orientimi i studentëve/ekipit që do të mbledhin të dhënat, hartimi i udhëzuesve dhe instrumenteve për mbledhjen e të dhënave, si dhe mbikëqyrja e procesit për të siguruar cilësi dhe konsistencë.
  • Analiza e të dhënave: Analizimi i përmbajtjes mediatike në aspektin gjuhësor, diskursiv dhe narrativ, identifikimi i modeleve të përsëritura të paragjykimeve dhe stereotipeve, si dhe krahasimi i të dhënave 5 vjeçare për të vlerësuar trendet dhe progresin.
  • Vlerësimi i terminologjisë dhe diskursit:
  • Hartimi i raportit përfundimtar dhe prezantimi: Përgatitja e një raporti gjithëpërfshirës me gjetjet kryesore, nxjerrja e përfundimeve dhe rekomandimeve praktike për media dhe politikëbërës, sigurimi që raporti të jetë i qartë, i bazuar në evidencë dhe i përdorshëm për advokim, si dhe prezantimi i gjetjeve në një aktivitet/ngjarje të veçantë.
  • Trajnimi dhe mbikëqyrja e studentëve të përfshirë në procesin e mbledhjes dhe analizës së të dhënave;
  • Caktimi i detyrave dhe përgjegjësive të studentëve gjatë angazhimit të tyre.
  • Bashkëpunimi me TdhK, studentët dhe Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.
  • Respektimi i afateve dhe planit të punës të dakorduar;
  • Mbajtja e një qasje neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit;
  • Raportimi dhe kryerja e detyrave të punës në përputhje me statutin e TdhK.

KOHA

Eksperti/ekspertja merr përsipër që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për njëzet (20) ditë pune brenda periudhës 01.05.2026 – 31.08.2026.

Ndarja e detyrave dhe përgjegjësive deri në finalizimin e hulumtimit, përcaktohet në metodologjinë e punës e cila do të dorëzohet nga eksperti/ekspertja gjatë fazës së aplikimit.

Kriteret e përzgjedhjes

  • Diplomë universitare në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë, punës sociale, mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve, mbrojtjes nga shkenca sociale, komunikim, gazetari, sociologji dhe përvojë pune ekuivalente në këto fusha;
  • Përvojë pune në realizimin e hulumtimeve, analizave, studimeve mbi tema të ngjajshme;
  • Njohuri të thella mbi diskriminimin, racizmin dhe antigjipsizmin, veçanërisht ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Eksperiencë në analizën e përmbajtjes mediatike të shkruar (gazeta, portale, revista) dhe aftësi për të identifikuar stereotipe, paragjykime dhe gjuhë të urrejtjes.
  • Eksperiencë në mbledhjen, organizimin dhe analizimin e të dhënave cilësore dhe sasiore, si dhe përgatitjen e raportimeve të bazuara në evidencë.
  • Njohuri mbi etikën e hulumtimit dhe sensibilitet për çështjet e diskriminimit dhe komuniteteve të margjinalizuara.
  • Aftësi për të bashkëpunuar me ekip mbledhës të të dhënave dhe për të prezantuar gjetjet në mënyrë të qartë dhe të aksesueshme (raporte, prezantime, rekomandime).

SI TË APLIKONI?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV profesionale në gjuhën angleze (max 3 faqe);
  • Metodologjinë e punës
  • Letër motivuese;
  • Ofertën neto financiare.

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 15.04.2026 deri më 29.04.2026 në orën 00:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert për realizimin e hulumtimit mbi diskursin mediatik mbi komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. në subjekt.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

CALL FOR APPLICATION

Expert for conducting research on critical media discourse regarding Roma, Ashkali, and Egyptian communities in Kosovo.

Project: Social Justice for Roma, Ashkali, and Egyptians in Kosovo

Place: Prishtina

Reports to: Program Manager

Date: 01.05.2026 – 31.08.2026 (20 working days)

BACKGROUND INFORMATION

Terre des hommes Mission in Kosovo (in the following text: TdhK) is a non-profit organization that has been operating for over 15 years in the field of child rights and child protection, leading the establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo. Tdh's areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children and their families and community members to the empowerment of local, regional, and national-level governmental institutions and key stakeholders through capacity-building and on-the-job training to develop and implement appropriate child-sensitive structures, policies, standards, and procedures.

Tdh Kosovo has 3 main programs of interventions: 1) Child Protection 2) Migration and Anti-Trafficking and 3) Juvenile Justice.

At the same time, TdhK through its programs supports institutions in strengthening the child protection system through:

  1. Engagement in political interventions and/or dialogue with Ministries, Parliamentary Commissions, Academic Institutions and other important actors;
  2. Supporting efforts to implement the Law on the Protection of Children and the Juvenile Justice Code, through the drafting of all by-laws and relevant documents derived from them;
  3. Supporting the capacities of structures within the national child protection system and
  4. Piloting new social service policies in order to draw lessons and/or replication.

INFORMATION ABOUT THE PROJECT

Terre des hommes in Kosovo is implementing the project “Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptian Communities in Kosovo” (Phase III), in partnership with Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) and Swiss Church Aid (HEKS/EPER), funded by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC).

The overall goal of the consortium is to contribute to a multi-ethnic and multicultural society in Kosovo, where members of Roma, Ashkali, and Egyptian communities are treated equally by both the state and society, enjoy equal access to opportunities, and are fully aware of their rights and responsibilities.

Building on the experience and success of Phases I and II, Phase III aims to advance legislative changes and policy development in the areas of anti-Gypsyism, protection, and social justice, while continuing long-term efforts to transform public attitudes and institutional practices toward Roma, Ashkali, and Egyptian communities.

Through a series of advocacy actions, the consortium has contributed to strengthening the legal framework and influencing government policies and decision-making processes that promote the social inclusion of these communities. By mobilizing stakeholders at both local and national levels, the consortium has successfully created the necessary synergy to scale and institutionalize interventions that have already proven effective. The project has also played a key role in placing anti-Gypsyism on the political and public agenda, engaging government institutions, media, and civil society in addressing this issue.

One of the project’s key objectives is to increase the knowledge and awareness of media professionals regarding anti-Gypsyism and its various forms of manifestation. In this context, the project foresees the implementation of a research study on media discourse concerning Roma, Ashkali, and Egyptian communities in Kosovo (2020–2026). The study will analyze the language used in print media articles, with a focus on identifying discriminatory narratives and forms of anti-Gypsyism. It aims to provide evidence-based insights into how these communities are represented in the media and to contribute to promoting responsible and ethical reporting in line with professional journalism standards. The research will be conducted in cooperation with the Press Council of Kosovo.

OBJECTIVE OF THE SERVICE

The purpose of this research is to systematically analyze the narrative framing and representation of Roma, Ashkali, and Egyptian communities in the media, with a particular focus on identifying and assessing manifestations of anti-Gypsyism since the launch of the SoRAE project (2020). The research will examine how language, narratives, and media representations contribute to the construction, reproduction, or challenge of stereotypes, prejudice, and discrimination against these communities. It aims to raise public and professional awareness, improve media reporting standards, and advance social justice for Roma, Ashkali, and Egyptian communities.

The research will focus on the following key dimensions:

  • Analyze media coverage related to Roma, Ashkali, and Egyptian communities in a comparative manner over the years;
  • Identify dominant narratives and subtle forms of anti-Gypsyism in media across time;
  • Assess the presence of stereotypes, prejudice, and discriminatory language in relation to temporal developments;
  • Examine the inclusion (or exclusion) of Roma community voices in media and how this has evolved over time;
  • Analyze how structural issues (poverty, discrimination, access to services) are addressed and whether this framing has changed over time;
  • Provide concrete and actionable recommendations for improving media reporting on Roma, Ashkali, and Egyptian communities.

JOB DESCRIPTION

Core Functions of the Consultancy:

  • The expert shall carry out his/her duties in accordance with the Terre des hommes Charter and the Terre des hommes Child Safeguarding Policy.
  • The expert shall undertake and perform obligations in the best interest of Tdh Kosovo under all circumstances.
  • The expert shall conduct all activities and engagements independently of any political, racial, or religious considerations.

 

­­RESPONSIBILITIES

  • Analyze and identify discriminatory language, narratives, and forms of anti-Gypsyism in articles, reports, and news published in print media in Kosovo over the past five years;
  • Develop the methodological framework, define the sample of print media sources, and establish indicators for identifying anti-Gypsyism, hate speech, and stereotypes;
  • Guide and coordinate data collection by training and mentoring students/data collectors, developing data collection tools and guidelines, and supervising the process to ensure quality and consistency;
  • Conduct data analysis, including linguistic, discourse, and narrative analysis of media content, identify recurring patterns of prejudice and stereotypes, and compare data across five years to assess trends and progress;
  • Assess terminology and media discourse related to Roma, Ashkali, and Egyptian communities;
  • Prepare the final report and presentation, including drafting a comprehensive report with key findings, conclusions, and practical recommendations for media and policymakers, ensuring it is clear, evidence-based, and advocacy-oriented, and present findings at a dedicated event;
  • Train and supervise students involved in data collection and analysis;
  • Assign tasks and responsibilities to students throughout their engagement;
  • Collaborate closely with Tdh Kosovo, students, and the Press Council of Kosovo;
  • Respect agreed timelines and the work plan;
  • Maintain a neutral and professional approach throughout the process;
  • Report and perform duties in accordance with Tdh Kosovo regulations and standards.

TIMELINE

The expert is entitled to perform a total of ten (20) working days within the period between 01.05.2026 and 31.08.2026.

The detailed distribution of tasks and responsibilities until the finalization of the research will be defined in the methodology to be submitted by the expert during the application phase.

Selection criteria

  • University degree in human rights, law, social work, community protection, social sciences, communication, journalism, sociology, or related fields, or equivalent professional experience;
  • Proven experience in conducting research, analysis, or studies on similar topics;
  • Strong knowledge of discrimination, racism, and anti-Gypsyism, particularly affecting Roma, Ashkali, and Egyptian communities;
  • Experience in analyzing written media content (newspapers, online portals, magazines) and ability to identify stereotypes, prejudice, and hate speech;
  • Experience in collecting, organizing, and analyzing qualitative and quantitative data, and producing evidence-based reports;
  • Knowledge of research ethics and sensitivity to issues affecting marginalized communities;
  • Ability to work with data collection teams and present findings clearly and accessibly (reports, presentations, recommendations).

HOW TO APPLY?

All interested candidates who meet the criteria are strongly encouraged to apply by submitting the following documents to [email protected] :

  • CV in English (maximum 3 pages)
  • Proposed methodology
  • Motivation letter
  • Financial offer (net)

The application period is open from 15 April 2026 until 29 April 2026 at 00:00.

Please include the subject lineExpert for conducting research on media discourse regarding Roma, Ashkali, and Egyptian communities in Kosovo.”

Please note that applications received after the deadline will not be considered.

Child Safeguarding policy:

To commit to respect Tdh Risk Management Policies including the Global Code of Conduct, Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General Data Protection Regulation (GDPR).

Due to the high numbers of applications, TdhK is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.

13247
191
2089
7190