Psikolog/e
11 ditë
Diakonie Kosova
Mitrovicë
Te tjera
Përshkrimi

Konkurs

OJQ Diakonie Kosova (DiaKos) Projekti : Qendra Psikosociale për Traumaterapi–shpall konkurs:

Pozita: Psikolog/e (1 pozitë).

Orari i punës: 40 orë në javë

Vendi i punës: Mitrovicë e Jugut

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Psikologjisë - studimet Bachelor / Master
  • Licencë relevante për fushën e studimit;
  • Përvojë pune në këshillim dhe psikoterapi;
  • Gjuha angleze e preferueshme
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).

Përgjegjësit dhe detyrat e punës

  • Psikoedukim dhe këshillim për individë, familje, fëmijë dhe grupe.
  • Organizimi dhe ofrimi i trajnimeve grupore për rritjen e ndërgjegjësimit psikologjik.
  • Kryen edhe detyra të tjera të veçanta që lidhen me natyrën e punës së tij/saj dhe që i ngarkohen nga mbikëqyrës-i/ja.
  • Raporton tek mbikeqyrës-i/ja për të gjitha detyrat e kryera.

Pozita e punës përfshinë supervision dhe zhvillim profesional të vazhdueshem falas

Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me FOTO (kriter), dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi)

Aplikacionet mund t’i dorëzoni personalisht në rrugën “Andrea Alleshi” - te Rampa në Mitrovicë, apo në adresën elektronike: [email protected]

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen!

Afati për aplikim është: 16 Prill 2026 deri 27 Prill 2026.

13256
195
2090
7190