FTESË PËR OFERTË
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve për implementimin e aktiviteteve të të gjithë projekteve, është i interesuar për shërbime taksie për transportin e punonjësve dhe përfituesve për pjesëmarrje në aktivitete, trajnime, seanca, punëtori, takime etj.
Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë.
Oferta juaj duhet të përmbajë këto informata bazë:
1. Lista e çmimit në destinacione të ndryshme duke përfshirë:
| Transportin prej Prishtinës nëpër qytetet/ vendet tjera të teritorit të Kosovës | Transportin jashtë Kosovës: |
| 1. Sllatinë/ Aeroport | 1. Aeroport Shkup |
| 2. Fushë Kosovë | 2. Shkup |
| 3. Prizren | 3. Aeroport Tiranë |
| 4. Pejë | 4. Tiranë |
| 5. Gjakovë | 5. Durrës |
| 6. Mitrovicë | 6. Beograd |
| 7. Gjilan | 7. Sofje |
| 8. Vushtrri | |
| 9. Ferizaj | |
| 10. Podujevë | |
| 11. Prevallë | |
| 12. Brezovicë | |
| 13. Rugovë | |
| 14. Bogë |
Ofertuesit bashkë me ofertën duhet të dorëzojnë:
Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme për 30 ditë.
Kriteret për përzgjedhje:
Duke qenë se SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë janë të përkushtuara në mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit, kompanitë që ofrojnë shërbime miqësore ndaj ambientit dhe kontribuojnë në ruajtjen e tij do të kenë përparësi.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë vërtetimin tatimor
Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 27.04.2026 në email adresën: [email protected] .