Ekspert i Zhvillimit të Kurrikulave — Sektori i Përpunimit të Drurit
  • /
13 ditë
SHPDK
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi


THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

Ekspert i Zhvillimit të Kurrikulave — Sektori i Përpunimit të Drurit

1. Konteksti

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës – Wood Cluster (SHPDK), me mbështetjen e LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor po implementon një projekt për ngritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin e përpunimit të drurit. Pas finalizimit të Standardeve të Profesionit për dy profilet — Operator i Makinave CNC (Niveli 4 KKK) dhe Eco-Finisher (Niveli 4 KKK) — faza e ardhshme parasheh zhvillimin e kurrikulave të reja të bazuara në kompetenca (Korrik 2026).

Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e projektit "Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Rezultati 2: Implementimi i trajnimit të bazuar në kompetenca për profilet CNC dhe Eco-Finishing

Aktiviteti: 2.2: Rishikimi i kurrikulave dhe zhvillimi i materialeve mësimore

Shënim: Kurrikulat janë tërësisht të reja — jo rishikim.

2. Pozicionet e Hapura

Pozicioni 1 — Ekspert CNC Pozicioni 2 — Ekspert Eco-finishing

Operator i Makinave CNC në Përpunimin e Drurit

Niveli | Niveli 4 KKK

Sektori: Përpunim Druri

Ditë pune: ~30 ditë

Pagesa: Shumë fikse për kurrikulë

Periudha: 11 Maj – 9 Korrik 2026

Eco-Finisher — Trajtime Sipërfaqësore Ekologjike

Kodi SP Niveli 4 KKK

Sektori: Përpunim Druri

Ditë pune: ~30 ditë

Pagesa: Shumë fikse për kurrikulë

Periudha: 11 Maj – 9 Korrik 2026

Kandidatët mund të aplikojnë për njërin ose të dy pozicionet. Aplikimi për të dy pozicionet kërkon ofertë financiare të veçantë për secilin pozicion.

3. Qëllimi i Punës

Eksperti i zgjedhur do të zhvillojë kurrikulën e re kompetencë-bazuare, modulare, të lidhur drejtpërdrejt me Standardin e Profesionit përkatës. Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Hartimi i planit të aftësimit (training plan) për kualifikimin, duke mbuluar të gjitha funksionet kryesore të Standardit të Profesionit
  • Zhvillimi i kurrikulës modulare kompetencë-bazuare, e lidhur me aktivitetet kyçe, kriteret e performancës, njohuritë dhe shkathtësitë e SP-së
  • Strukturimi i moduleve sipas Nivelit 4 të KKK dhe metodologjisë AKK
  • Integrimi i standardeve ndërkombëtare të referuara në SP (ISO 9001, ISO 14001, ISO 19085, rregulloret BE etj.)
  • Bashkëpunimi me SHPDK-në, MASHT-in dhe AKK-në për validimin dhe aprovimin e kurrikulës
  • Dorëzimi i draft-it të parë dhe final sipas afateve të planit të punës

4. Plani i Punës dhe Afatet

Të dy ekspertët punojnë njëkohësisht gjatë periudhës 11 Maj – 9 Korrik 2026 (rreth 30 ditë pune secili).

Detyra

Përshkrimi Periudha

Afati

2.1

Planet e aftësimit për të dyja kualifikimet (CNC & Eco-finishing) 11–29 Maj 2026

29 Maj 2026

2.2 / 2.3

Draft i parë — Operator CNC

Draft i parë — Eco-finishing

11 Maj – 5 Qershor

5 Qershor 2026

2.4 / 2.5

Draft final — Operator CNC

Draft final — Eco-finishing

8–26 Qershor 2026

26 Qershor 2026

Final

Të dyja kurrikulat plotësisht të dorëzuara (rishikime finale) 29 Qershor – 9 Korrik

9 Korrik 2026

5. Kriteret Profesionale (Termat e Referencës)

5.1 Kualifikime të detyrueshme

  • Arsim universitar i nivelit Master ose Doktoratë në Arsim Teknik/Profesional, Inxhinieri, Shkenca Arsimore ose fushë të njëvlerëshme
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kurrikulave VET/AAP bazuar në kompetenca
  • Eksperiencë e dokumentuar në të paktën 2 (dy) kurrikula VET të zhvilluara ose të rishikuara
  • Njohuri të vërtetuara të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) dhe metodologjisë AKK
  • Njohuri të metodologjisë së hartimit të kurrikulave sipas strukturës SP (funksione, aktivitete kyçe, kritere performance, njohuri, shkathtësi, qëndrime)
  • Eksperiencë e dokumentuar në të paktën 1 (një) projekt ndërkombëtar donatori

5.2 Kualifikime të preferuara — avantazh

  • Eksperiencë në zhvillimin e kurrikulave për profilet CNC, Mekatronikë ose Eco-Finishing / Teknologji Sipërfaqësore
  • Njohuri të proceseve dhe teknologjive CNC (G-code, CAM, parametra prerje) — për Pozicionin 1
  • Njohuri të materialeve ekologjike të finishing-ut (vajra, dyllëra, bojëra uji, standardet FSC/PEFC/ISO 14001) — për Pozicionin 2
  • Njohuri të standardeve ndërkombëtare: ISO 9001, ISO 14001, ISO 12100, ISO 19085, Rregullore BE 2023/1230
  • Njohuri të proceseve të aprovimit të kurrikulave nga MASHT dhe AKK
  • Eksperiencë në zhvillimin ose koordinimin e materialeve dygjuhësore (shqip/anglisht)
  • Eksperiencë e mëparshme me projekte LuxDev ose donatorë të ngjashëm

6. Produktet e Pritura (Deliverables)

Nr.

Produkti i pritur

Afati

1

Plani i aftësimit (training plan) — me struktura modulare sipas funksioneve të SP

29 Maj 2026

2

Draft i parë i kurrikulës (struktura, modulet, objektivat, metodat, vlerësimi)

5 Qershor 2026

3

Draft final i kurrikulës me rishikimet e inkorporuara

26 Qershor 2026

4

Versioni final i aprovuar — gati për dorëzim te MASHT/AKK

9 Korrik 2026

5

Kontribut në 100 manuale trajnimi dygjuhëshe (shqip/anglisht)

9 Korrik 2026

7. Dosja e Aplikimit

  • CV-ja e plotë (në shqip ose anglisht), duke theksuar eksperiencën në zhvillim kurrikulash VET
  • Lista e kurrikulave/projekteve të mëparshme të ngjashme (min. 2 VET) — me përshkrim të shkurtër
  • Ofertë financiare — shumë fikse për kurrikulë (e veçantë për secilin pozicion nëse aplikohet për të dyja)
  • Çdo dokument tjetër dëshmues i eksperiencës së deklaruar

8. Procedura e Aplikimit

Aplikimet pranohen në shqip ose anglisht, nëpërmjet njërit prej opsioneve:

  • Me email në: [email protected]
  • Ose në zarf të mbyllur pranë zyrave të organizatës SHPDK

Zarfi i mbyllur duhet të specifikojë:

  1. Emri i plotë i aplikantit
  2. Adresa e aplikantit
  3. Pozicioni i aplikimit: Pozicioni 1 — CNC / Pozicioni 2 — Eco-finishing / Të dyja
  4. Shënimi: “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

DATA E FUNDIT PËR DORËZIMIN E APLIKIMIT

4 Maj 2026 — ora 15:00

Afati final i kurrikulave: 9 Korrik 2026 | [email protected]

13293
189
2090
7190