VoRAE –TERMAT TË REFERENCËS (ToR)
Për angazhimin e kompanisë për zhvillimin e një platforme elektronike për monitorimin e përfituesve të bursave të shkollave të mesme të larta
1. Sfondi
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (VoRAE), me seli në Prishtinë, është organizatë jofitimprurëse që kontribuon në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe avancimin e integrimit shoqëror të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, përmes ndërhyrjeve në arsim, punësim, banim dhe avokim për të drejtat e tyre.
Në kuadër të politikave publike për përfshirje në arsim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ofron bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, me synim rritjen e vijueshmërisë dhe suksesit në arsim.
Megjithatë, mungesa e një sistemi të integruar për monitorimin e përfituesve kufizon transparencën dhe llogaridhënien në përdorimin e bursave, si dhe vështirëson identifikimin në kohë të rrezikut për braktisje të shkollimit. Në këtë kontekst, nevojitet një zgjidhje digjitale që mundëson gjurmim sistematik të përfituesve, verifikim të përdorimit të bursave sipas qëllimit dhe monitorim të progresit në arsim.
2. Qëllimi i Detyrës
Qëllimi i kësaj detyre është zhvillimi dhe funksionalizimi i një platforme elektronike të integruar, e cila do të mundësojë menaxhimin sistematik, monitorimin e vazhdueshëm dhe analizën e të dhënave lidhur me përfituesit e bursave të ofruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës(MASh) për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Platforma synohet të shërbejë si një instrument i besueshëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administrimin e bursave publike, duke mundësuar gjurmimin e saktë të përfituesve dhe verifikimin nëse mbështetja financiare po shfrytëzohet në përputhje me qëllimin për të cilin është dhënë. Në të njëjtën kohë, sistemi do të krijojë mundësi për mbledhjen dhe përditësimin e rregullt të të dhënave mbi vijueshmërinë në shkollë, performancën akademike dhe faktorët që ndikojnë në rrezikun e braktisjes së shkollimit.
Përmes funksionaliteteve të tij, platforma do të kontribuojë në ofrimin e bazës të qëndrueshme të të dhënave për analizë, raportim dhe vendimmarrje të informuar, si në nivel institucional ashtu edhe në hartimin e politikave arsimore dhe sociale.
Në këtë kuadër, platforma nuk synon vetëm digjitalizimin e të dhënave ekzistuese, por krijimin e një mekanizmi funksional dhe afatgjatë për monitorimin e ndikimit të bursave në rritjen e përfshirjes, vijueshmërisë dhe suksesit të nxënësve nga komunitetet përkatëse në arsimin e mesëm të lartë.
3. Fusha e Punës / Detyrat
Kompania do të ndërmarrë detyrat e mëposhtme:
4. Rezultatet e pritura
Kompania do të prodhojë rezultatet e mëposhtme:
Çdo produkt i dorëzuar duhet:
5. Raportimi dhe Koordinimi
Kompania do t’i raportojë Zyrtarit të Lartë të Programit të Edukimit në VoRAE, i cili do të veprojë si pika kryesore e kontaktit dhe koordinimit gjatë gjithë zbatimit të detyrës.
Komunikimi ndërmjet palëve do të zhvillohet në mënyrë të rregullt përmes takimeve koordinuese dhe përditësimeve periodike mbi progresin e punës.Kompania do të sigurojë që të gjitha fazat e zhvillimit të reflektojnë kërkesat dhe komentet e VoRAE, si dhe inputet relevante nga institucionet partnere, përfshirë MAShTI-n.
6. Kohëzgjatja e Detyrës
Periudha e pritur e zbatimit të detyrës është nga:
Data e fillimit: 15 maj 2026
Kompania duhet të propozojë numrin e ditëve të punës të nevojshme për të përfunduar detyrën, të justifikuar në përputhje me metodologjinë e tij dhe nivelin e propozuar të përpjekjeve.
7. Kualifikimet e kërkuara
Kompania duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme:
8. Procedura e Aplikimit
Aplikantët (kompani) duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
9. Deklarata e Vlerës për Paratë (E Detyrueshme)
VoRAE nuk publikon kufijtë e buxhetit ose numrin e pritur të ditëve të punës për detyrat e ekspertëve. Aplikantët duhet të propozojnë ofertën e tyre financiare, duke përfshirë tarifën ditore dhe numrin e ditëve, të justifikuara sipas metodologjisë së tyre. VoRAE vlerëson propozimet financiare bazuar në konkurrueshmëri, realizëm dhe vlerë të përgjithshme për paratë.
10. Vlerësimi dhe Pikëzimi (I detyrueshëm)
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen duke përdorur kriteret standarde të pikëzimit VoRAE:
|
Kriteret |
Pikët Maksimale |
|---|---|
| Ekspertizë dhe Kualifikime Teknike | 40 |
| Metodologjia dhe Kuptimi | 30 |
| Oferta Financiare dhe Vlera për Paratë | 20 |
| Intervistë (kandidatët e përzgjedhur) | 10 |
| Totali | 100 |
Aplikantët duhet të plotësojnë pragun minimal të cilësisë për t'u marrë në konsideratë.
11. Kërkesat Etike, të Konfliktit të Interesit dhe të Konfidencialitetit
Kompania e përzgjedhur do të duhet të nënshkruajnë:
Çdo konflikt interesi - real apo i perceptuar - duhet të deklarohet menjëherë.
12. Pajtueshmëria me Rregulloret VoRAE
Kjo detyrë kryhet në përputhje të plotë me rregulloret dhe politikat e brendshme të VoRAE.
13. Afati i fundit për dorëzim
Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në:
Email: [email protected]
Afati i fundit: 07 / 05 / 2026 në orën 23:59
Dorëzimet e vonuara nuk do të merren në konsideratë.
14. Kontakti
Për sqarime, kontaktoni:
Emri: Bajram Ilazi
Pozicioni: Zyrtar i lartë i programit
Email: [email protected]