Agjent/e i/e shitjes në Shop
11 ditë
Kujtesa
Ferizaj
Shitje
Përshkrimi

“Kujtesa Net” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7 Magjistralja, Prishtine Ferizaj:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës( Zëvendesim)

Agjent/e i/e shitjes në Shop

Vendi i punës: Ferizaj

Merret me shitjen në Shop të produkteve të KUJTESA NET

  • Merret me shitjen e produkteve dhe shërbimeve të KUJTESA NET brenda pikës së shitjes (Shop)
  • Mirëpret dhe shërben klientët në mënyrë profesionale
  • Prezanton ofertat dhe produktet sipas nevojave të klientëve
  • Bën kontrata të reja me klientët rezidencial dhe biznesor
  • Mirëmban marrëdhënie të mira me klientët ekzistues
  • Ofron informata të sakta lidhur me shërbimet dhe paketat e kompanisë
  • Menaxhon pagesat (para të gatshme dhe përmes bankave)
  • Kujdeset për organizimin dhe paraqitjen e produkteve në shop
  • Raporton ankesat, sugjerimet dhe komentet e klientëve
  • Bashkëpunon me departamentet tjera për zgjidhjen e kërkesave të klientëve
  • Merr pjesë në aktivitete promocionale të organizuara nga kompania

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet të dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale
  • Letër rekomandimi apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)

Kualifikime shtesë (preferohen):

  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese
  • Përvojë në shitje ose shërbim ndaj klientit
  • Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit

Aplikimi bëhet përmes email-it, në: [email protected]

Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më: 08.05.2026 ora 16:00h

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
13333
196
2092
7190