Shield Recruitment & HR kërkon Teknik për Gipskarton 3 (tri) vende pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i Punës: Kazakistan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Montimi i konstrukcioneve metalike dhe strukturave mbajtëse për sistemet e gips-kartonit
- Vendosja dhe fiksimi i pllakave të gips-kartonit sipas planit dhe specifikave teknike
- Ndërtimi i mureve ndarëse, tavaneve të varura dhe elementeve dekorative
- Prerja dhe përshtatja e materialeve sipas dimensioneve të kërkuara
- Mbushja e nyjeve, vendosja e shiritave dhe lëmimi i sipërfaqeve për përgatitje finale
- Bashkëpunimi me ekipin dhe profesionistë të tjerë në kantier
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe rregullave në vendin e punës
- Mirëmbajtja e mjeteve të punës dhe përdorimi korrekt i tyre
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Shkolla e Mesme
- Përvojë pune në gips-karton (minimumi 1–2 vite është avantazh)
- Njohuri të mira në leximin e planeve teknike (avantazh)
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
- Gatishmëri për punë në terren dhe orar fleksibil sipas nevojës
- Gjendje e mirë fizike për kryerjen e punëve ndërtimore
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11 Maj 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.