Islamic Relief Kosova
Njoftim për blerjen e një banese
Data e përgatitjes së njoftimit: 28/04/2026
T- 7/2026
Detajet për kontakt:
| Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat | ||
| Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
| Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova |
Telefoni: 038/232-431 Mobil:+383 44 239 349 Email: [email protected] |
|
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe blerja e një banese për një familje me jetim, në Komunën e Fushë Kosovës. Familja momentalisht është duke jetuar në kushte të rënda dhe ka nevojë urgjente për zgjidhje të problemit me vendbanimin. Islamic Relief Kosova ka arritur të sigurojë mjete nga donatorët për të blerë një banesë për këtë familje.
Andaj ftojmë të gjitha kompanitë e ndërtimit që operojnë në Komunën e Fushë Kosovës, si dhe personat fizikë që kanë mundësi, të na bashkohen në këtë aktivitet humanitar duke dërguar oferta për banesë në këtë komunë. Për të pasur mundësi për të mbuluar nevojën e familjes dhe që çmimi të jetë brenda shumës së të hollave të mbledhura, banesa duhet të jetë nga 75 m² deri në 85 m², me dy dhoma të fjetjes dhe një të ndenjës.
Vlerësojmë lart çdo mundësi që do të na ofroni për të bërë të mundur që të strehojmë në mënyrë të dinjitetshme këtë familje!
Dokumentacioni që kërkohet:
|
No |
Dokumentacioni ligjor |
Lloji |
|
1. |
Certifikate e Biznesit - (jo për personat fizik) | Kopje |
|
2. |
Certifikata e TVSH-së nëse ka - (jo për personat fizik) | Kopje |
|
3. |
Te ketë flete poseduese, dhe përkthimi te behet te noteri |
|
|
4. |
TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 - (jo për personat fizik) | 0.00 |
Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t’i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull – “Islamic Relief Kosova – Njoftim për Blerjen e një Banese” – duke i sjellë ato në rrugën Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova ka zero atolerancë ndaj çdo thyerje të procedurave si më poshtë:
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 12/05/2026, në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe, si e tillë, nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.