Operator/e në CNC, Praktikant/e në CNC
  • /
30 ditë
GRAFX STUDIO SH.P.K.
Prishtinë
Praktikë Te tjera
Përshkrimi

Kompania GRAFX STUDIO shpall konkurs të punës për këto pozita:

1. Operator/e në CNC

2. Praktikant/e në CNC

Përshkrimi i pozitës Operator/e në CNC:
Operatori/ja CNC do të jetë përgjegjës/e për operimin dhe menaxhimin e makinerive CNC për prerje, gdhendje dhe përpunim të materialeve të ndryshme që përdoren në industrinë e reklamave.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Operimi i makinerive CNC sipas specifikimeve teknike dhe projekteve të përgatitura
  • Përgatitja, programimi bazik dhe monitorimi i proceseve të prerjes/gdhendjes
  • Leximi dhe interpretimi i vizatimeve teknike dhe dizajneve për prodhim
  • Kontrolli i cilësisë së produkteve të përfunduara
  • Mirëmbajtja bazike dhe kujdesi për pajisjet e punës
  • Bashkëpunimi me ekipin e dizajnit dhe prodhimit për realizimin e projekteve
  • Respektimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave operative

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë pune në operim të makinerive CNC (përparësi)
  • Njohuri mbi materialet që përdoren në reklamim dhe prodhim
  • Aftësi për lexim të vizatimeve teknike
  • Njohuri bazike në programe si CorelDraw ose programe të ngjashme (avantazh)
  • Përgjegjësi, saktësi dhe përkushtim në punë
  • Aftësi për punë individuale dhe ekipore

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Trajnim dhe zhvillim profesional
  • Pagë konkurruese (për pozitën CNC) dhe mundësi avancimi
  • Mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës për kandidatët e suksesshëm.

Orari i punës: E Hënë - E Premte, Prej orës 08:00 - 17:00

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në e-mail: [email protected]

Ose na kontaktoni në njërin nga këta numra: +383 44 490 580, +383 44 986 055.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
13352
201
2093
7190