Koral Corporation, shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg. Kompania Koral Corporation operon nga vitit 2004 me pakicë dhe shumicë
Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall
- Agjent i shitjes në terenin e Prishtinës
- Agjent – Merchandiser në terenin e Prishtinës
- Merchandiser në terenin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës
- Shofer kamioni - kategoria B dhe C
- Shitës ambulantiv (2 pozita)
- Depoist
- Ndihmës depoist
Pozita : Agjent i shitjes – Tereni i Prishtinës
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Bënë vizitat në terren sipas planit të përcaktuar;
- Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
- Përcjell stokun e produkteve tek blerësit,
- Kontrollon, ndërton pozitat e rregullta dhe ato sekondare në markete,
- Percjell cmimet shitëse të produkteve po ashtu të konkurrencës,
- Raporton produktet e evidentuara pa afat në treg, duke evidentuar shkakun,
- Raporton ne baza ditore tek menaxheri i shitjes,
- Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
- Percjell afatet e produkteve
- Saktesi ne raportime
Kualifikimet e kerkuara :
- Kandidatët duhet të diplomë universitare
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
- Ambicioz
- I besueshëm
- Pervoje pune
Pozita : Agjent – Merchandiser në terenin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës
Detyrat dhe pergjegjësit - Agjent – Merchandiser:
- Bënë vizitat në terren sipas planit të përcaktuar;
- Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
- Bënë kontrollin e kthimeve të artikujve,duke arsyetuar shkakun;
- Përcjell stokun e produkteve tek blerësit,
- Kontrollon, ndërton pozitat e rregullta dhe ato sekondare në markete,
- Percjell cmimet shitëse të produkteve po ashtu të konkurrencës,
- Raporton produktet e evidentuara pa afat në treg, duke evidentuar shkakun,
- Raporton ne baza ditore tek menaxheri i shitjes,
- Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
- Menaxhimin e materialit reklamuese sebashku me mbikqyresin ( raftet,woblerat,postera)
- Percjell afatet e produkteve
- Saktesi ne raportime
Kualifikimet e kerkuara :
- Kandidati duhet te jete i terenit te caktuar
- Kandidatët duhet të kene diplomë universitare
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
- Ambicioz
- I besueshëm
- Pervoje pune ne shitje dhe merchandising
Pozita : Merchandiser në terenin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
- Menaxhimin e materialit reklamuese sebashku me mbikqyresin ( raftet,woblerat,postera)
- Percjell afatet e produkteve
- Saktesi ne raportime
Kualifikimet e kerkuara
- Duhet te kene se paku te perfunduar shkollen e mesme ,perparesi diploma universitare
- Aftesi te shkëlqyera te organizimit te punes ,te komunikimin dhe te menaxhimit te kohes
- Duhet te jene te pajisur me patent shofer kategoria B
- Së paku 6 muaj përvojë pune në merchendaising
Pozita : Shofer kamioni (kategoria B dhe C)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Transporti i porosive tek bleresi në mënyrë efikase dhe të sigurt
- Mbajtja e kamionit në gjendje të mirë teknike dhe siguruese
- Përgjegjësia për ngarkesat dhe sigurin e tyre gjatë transportit
- Respektimi i ligjeve dhe rregulloreve të trafikut në rruge;
- Si dhe detyra tjera të caktuar nga punëdhënësi/udhëheqësi kompetent.
Kualifikimet e kërkuara
- Patent Shofer Kategoria B ose C
- Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike
- Të jetë i adaptueshëm ndaj orarit fleksibël të punës.
Pozita: Shitës ambulantiv (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për programin për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin,
- Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri;
- Kujdeset ndaj klientit ekzistues;
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
- Ambicioz
- I besueshëm
Pozita: Depoist
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Udhëheq me stafin e depose;
- Organizon punën në depo;
- Bën pranimin e mallit;
- Organizon shkarkimin dhe ngarkimin e mallit;
- Mban evidencat e duhura te procesit te daljes, kthimit dhe asgjesimit te mallit te kthyer.
- Bën strehimin renditjen racionale të mallit;
- Organizon mallin në depo;
- Kontrollon mallit sipas sasisë;
- Bën kontrollin vizual të mallit;
- Pranon porositë dhe organizon ndarjen e mallit për liferim të mëtutjeshëm dhe për transport;
- Organizon punen me shoferet per liferimin e mallit sipas rutave dhe bleresve.
- Planifikon hapësirën për stoqet;
- Racionalizon hapësirën dhe zvogëlon shpenzimet;
- Ben vlerësime periodike dhe sipas nevojës tё vartësve tё vet;
- Është përgjegjës pёr pastërtinë brenda dhe rreth depos;
- Kryen edhe punë tjera sipas me kërkesë të eprorit.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Së paku 2 muaj përvojë pune në depo
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
- Ambicioz
- I besueshëm
Pozita : Ndihmes depoist
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Te jet i motivuar te punoj i pamvarur dhe ne ekip
- Te ket aftesi te mira komunikative
- Punesimi me orar te plote
- Benefitet dhe kontrata sipas ligjit te punes se Kosoves !
- Paga e kënaqeshme bazuar edhe ne eksperiencen e kandidatit.
Kualifikimet e kerkuara :
- Duhet te kene se paku te perfunduar shkollen e mesme
- Së paku 6 muaj përvojë pune në depo
Konkursi zgjat 2 javë nga data: 06.06.2026 deri 20.06.2026
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë online ose duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] dhe [email protected]
Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko