"Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Menaxher/e i/e Regjionit
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Mbikëqyrja e operacioneve teknike në regjion
- Monitorimi i gjendjes dhe zhvillimit të rrjetit në terren
- Koordinimi dhe mbikëqyrja e kontraktorëve dhe palëve të treta
- Identifikimi i problemeve operative dhe koordinimi i zgjidhjeve
- Raportimi i rregullt mbi aktivitetet operative dhe zhvillimet në regjion
- Mbështetja dhe koordinimi i aktiviteteve të shitjes: D2D, shop, distributor dhe aktivizime dhe fushata lokale
- Identifikimi i mundësive për zhvillim dhe zgjerim të shërbimeve
- Bashkëpunim i afërt me departamentet teknike, operative dhe komerciale
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Telekomunikacion, IT, Menaxhim ose fusha të ngjashme
- Përvojë pune në sektorin e telekomunikacionit ose operacioneve në terren
- Njohuri mbi rrjetat telekomunikuese dhe infrastrukturë FTTH/HFC janë avantazh
- Aftësi të mira organizative dhe raportuese
- Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi
- Njohuri bazë mbi proceset e shitjes dhe zhvillimit komercial
- Patentë shofer valide dhe gatishmëri për lëvizje në terren
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes universitare;
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatës;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)
Aplikimi bëhet edhe përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] . Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 14.05.2026, Ora 16:00h.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko