ROJE / SIGURIM FIZIK
  • /
6 ditë
NV Group
Prishtinë
Sigurim Fizik
Përshkrimi

Kompania “Nv Group” Sh.p.k me seli në Prishtinë shpall konkurs për në: Qendra Tregtare Dardha për pranimin e punëtorëve në pozitën:

ROJE / SIGURIM FIZIK

Kërkohen persona seriozë, korrekt dhe të përgjegjshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Qendrën Tregtare.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë mbi moshën 18 vjeçare.
  2. Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme.
  3. Të kenë aftësi komunikimi dhe sjellje profesionale.
  4. Të jenë fizikisht të aftë për punë sigurimi.
  5. Përparësi kanë kandidatët me përvojë në sigurim fizik.
  6. Të mos kenë precedent penal.
  7. Të jenë të gatshëm për punë me ndërrime dhe vikende.
  8. Të jenë të përgjegjshëm dhe korrekt në vendin e punës.

DETYRAT E PUNËS

  • Kontrollimi i hyrje-daljeve në objekt
  • Mbikëqyrja e hapësirave të qendrës tregtare
  • Ruajtja e rendit dhe sigurisë
  • Raportimi i incidenteve tek përgjegjësi
  • Ndihma ndaj klientëve dhe bizneseve kur kërkohet
  • Patrullimi i objektit sipas orarit.

Dokumentet për Aplikim

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • CV ose kërkesë pune
  • Kopje të letërnjoftimit
  • Dëshmi të shkollimit
  • Certifikata ose dëshmi përvojë pune (nëse posedojnë)

Afati për Aplikim

Aplikimet pranohen deri më:15 / 05 / 2026.

Tel: 044/ 385 - 835 , 044/ 396 - 477
Email: [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
13461
217
2099
7190