Konkurs i hapur

Edukatore

Institucioni Parashkollor OJQ "Ngjyrat"
  • 25.07.2026
  • Prishtinë
  • Arsim - & - Edukim

IEFH “Ngjyrat”, Hajvali, Prishtinë

Data: 25.06.2026

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Pozita: Edukatore, Vend i lirë

1. Aplikacionit i bashkëngjiten dokumentet, si vijon:

  • Formulari i aplikimit (merret në administratën e IEFH “NGJYRAT” rr.Brigada 153, nr 79, Hajvali, Prishtinë);
  • Rezymeja personale (CV);
  • Dokument identifikimi kopje (letërnjoftim ose pasaportë valide);
  • Diplomat e kualifikimit kopje;
  • Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHTI;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Dëshmi të përvojës së punës në institucionet edukative arsimore (nëse ka);
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja shëndetësore (Vetëm me rastin e nënshkrimit të kontratës);
  • Me rastin e nënshkrimit të kontratës, kandidatët e suksesshëm janë të obliguar që të dorëzojnë diploma dhe dokumente të tjera të noterizuara.

2. Kriteret e kualifikimit për Edukatore (3-6);

  • Fakulteti i Edukimit - baçelor 4 vjeçar - programi parashkollor;
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatore;
  • Fakulteti Filozofik - dega e pedagogjisë së përgjithshme;
  • Përkujdesje dhe mirëqenie e fëmijëve→(vlenë edhe për të regjistruarit në kolegje private deri në vitin 2021)

3. Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të realizoj planprogramin edukativ për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj/të punës;
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin edukativ 3-6 vjeç;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja edukative dhe në përputhje me udhëzimet е planprogramit të ri.
  • Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon;
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe ťi kryejë detyrat që mund t'ua caktojë ai/ajo.
  • Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
  • Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të institucionit parashkollor;
  • Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton.
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të institucionit.
  • Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të fëmijëve, sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës;
  • Punë dhe detyra të tjera shtesë të caktuara nga drejtori i institucionit të IEFH “Ngjyrat” dhe detyra të përcaktuara në legjislacionin në fuqi të arsimit parauniversitar

4. Afati dhe mënyra e aplikimit

  • Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit të konkursit më 25.06.2026 deri më datën 24.07.2026
  • Formulari i aplikimit merret në administratën e IEFH “Ngjyrat”
  • Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në IEFH “Ngjyrat” cdo ditë pune nga ora 7:00 – 15:00
  • Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen dhe duhet të jenë koрје,
  • Kandidatët duhet të ruajnë dëshminë e aplikimit (numrin e protokollit), e cila është e domosdoshme me rastin e shpalljes së rezultateve përkatëse;
  • Si informata të sakta dhe të vërteta, konsiderohen vetëm informatat që janë të dëshmuara me dokumente përkatëse (jo vetëm të deklaruara në aplikacion);

5. Vlerësimi i kandidatëve

  • Me këtë konkurs do të zhvillohen procedurat e rekrutimit për edukatore për vitin shkollor 2026/2027;
  • Kandidatët me kualifikime jo-përkatëse sipas legjislacionit në fuqi nuk do të merren në shqyrtim;
  • Pas plotësimit të kritereve të konkursit publik, kandidatët i nënshtrohen intervistimit;
  • Pikët e mbledhura gjatë vlerësimit renditin kandidatët me më shumë pike. Kandidati/ja me me se shumti pikë do të përzgjedhet në pozitën e lartpërmendur;
  • Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë me gojë, si dhe rezultatet përfundimtare publikohen në ambientet e IEFH “Ngjyrat” dhe në profilin zyrtar të IEFH “Ngjyrat”
  • Në rast të ndonjë nevoje eventuale për plotësim të pozitave (vendeve) të lira/ zëvendësime në IEFH “Ngjyrat”, do të bëhen angazhime sipas renditjes së listave të publikuara me rastin e shpalljes së rezultateve, e cila konsiderohet si listë pritëse;
  • Vërejtje: Të gjitha aplikacionet e pakompletuara, plotësimi jo i saktë dhe jo i qartë i formularit të aplikimit dhe ato që dorëzohen jashtë afatit zyrtar të përcaktuar në këtë konkurs nuk do të shqyrtohen.
#prishtinë #portal pune #shpallje pune #jap pune #vende pune #edukatore #kopshti ngjyrat
13969
298
2162
8463