KËSHILLTAR/E PSIKOSOCIAL/E (2)
0 ditë
Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA
Ferizaj
Te tjera

QENDRA E KUJDESIT DITOR – PEMA

Shpall Konkurs

PEMA është organizatë jo-qeveritare e cila ofron shërbime psikosociale dhe rehabilituese me qëllim për të krijuar një mjedis sa më mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara. Organizata vepron përmes qendrave të kujdesit ditor për të ofruar shërbime sociale dhe familjare sa më të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe për prindërit/familjet e tyre.

Pozita: KËSHILLTAR/E PSIKOSOCIAL/E

Vende të punës: 2

Qendra e Kujdesit Ditor: FERIZAJ

Qëllimi kryesor i punës:

Të punojë me menaxhmentin dhe kolegët, në pajtim me legjislacionin vendor në mbrojtjen e fëmijëve dhe politikat e procedurat e organizatës, në krijimin e një mjedisi ku do të ndihmohen fëmijët dhe adoleshentët me nevoja të veçanta të cilët vizitojnë Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA, për t’i zhvilluar shkathtësitë për jetesë të pavarur dhe për të ndërvepruar me moshatarët.

Përgjegjësitë kryesore

  1. Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e programeve individuale për të vlerësuar nevojat dhe progresin e fëmijëve;
  2. Ndërton marrëdhënie konstruktive me fëmijët, ndërvepron me ta dhe sipas nevojave individuale vendos pritje sfiduese, por të realizueshme;
  3. Prindërve dhe kujdestarëve të tjerë u ofron të dhëna në baza të rregullta rreth vështirësive dhe arritjeve/përparimit të fëmijëve;
  4. Këshillon familjet dhe prindërit, u jep këtyre të fundit mundësi takimi me prindër tjerë që përballen me sfida të ngjashme përmes seancave vetë-përkrahëse në Qendrën e Kujdesit Ditor.

Përgaditja akademike/Kualifikimet

  • Diplomë universitare në psikologji, logopedi ose në pedagogji speciale.
  • Përvojë pune me fëmijët me aftësi të kufizuara.
  • Përvojë pune me familjet që përballen me situata sfiduese.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe të punës ekipore.

Ju lutem dërgoni aplikacionin tuaj (CV dhe Referenca) deri më 23 Dhjetor 2024, ora 16:00, në email adresën: pema.recruitment@gmail.com

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

9174
171
1758
7171