KAMILA SHPK, shpall konkurs per "Merchandiser/e" per rajon Prizrenit ose i/e rrethines.
Detyrat kryesore:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin, dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë, në pikën e caktuar.
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg.
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes.
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore.
- Siguronë pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
- Aftësi të shkëlqyera të negocimit;
- Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
- Te jete i regjionit te Prizrenit (ose rrethines)
Per terenin (Prizren, Suhareke, Gjakove, Rahovec, Malisheve)
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: Kaltrina@kamilachocolate.com
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 30.12.2024
Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.