Mundësia e duhur për t’u bërë shtetas i Amerikës, çfarë është investimi i drejtpërdrejtë për EB-5?

Siç tashmë mund të keni dëgjuar, programi i EB-5 (5th Employment Based) është program i qeverisë amerikane që u mundëson marrjen e Green Card personave që investojnë në një projekt të kualifikuar nga Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS) dhe me investimin e tyre krijojnë të paktën dhjetë (10) vende pune për shtetasit amerikanë.

Arsyet kyçe dhe prioritetet kryesore të një investori për të aplikuar për Green Card përmes investimeve EB-5, janë padyshim mundësia për t’u bërë banor i përhershëm i Amerikës, fillimi i një jete të re për të dhe familjen e tij, karrierë dhe punë e re, edukimi cilësor për fëmijët e tyre, dhe shumë mundësi tjera të panumërta.

Nëse doni të pajiseni me një Green Card për ju dhe familjen tuaj, duhet të aplikoni për një vizë EB-5, një vizë emigracioni e bazuar në investime. Sidoqoftë, për t’u kualifikuar për një vizë EB-5, ju tani keni mundësinë e investimit të drejtpërdrejt.

Investimi i drejtpërdrejtë EB-5 është një investim që bëni drejtpërdrejt në projekt pa përfshirë qendrat rajonale.

Me pezullimin e programit të qendrës rajonale EB-5 më 30 qershor 2021, shumë shtetas të huaj të interesuar për të bërë një investim në EB-5 mund të pyesin nëse USCIS po mbështesin ende programin EB-5. Dhe, përgjigja është po-Programi i Investitorëve Emigrantë EB-5 është plotësisht aktiv pavarësisht skadimit të programit të qendrës rajonale.

Edhe pse shumica e investimeve EB-5 ishin bërë më parë përmes projekteve të qendrave rajonale, shtetasit e huaj ende mund të bëjnë investime të drejtpërdrejta EB-5 dhe të pajisen me Green Card amerikane për veten dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes (bashkëshorten dhe fëmijët nën moshën 21-vjeçare).

Investimet e drejtpërdrejta në EB-5 janë një program i përhershëm. Nga ana tjetër, programi i qendrës rajonale EB-5 është i përkohshëm dhe aktualisht është mbyllur pa asnjë siguri ose qartësi në rinovimin e tij.

Meqenëse programi EB-5 ka sjellë përfitime të panumërta për ekonominë amerikane, investitorët mund të jenë të sigurt se USCIS do të vazhdojë të mbikëqyrë programin si zakonisht.

Projektet e qendrave rajonale u ofruan investitorëve të EB-5 përparësi, duke përfshirë kërkesat më fleksibile për krijimin e vendeve të punës. Megjithatë, investimi i drejtpërdrejt mund t’i përshtatet më mirë nevojave të shumë investitorëve të EB-5 dhe janë mënyra e vetme për të marrë pjesë në programin EB-5 dhe të pajisen me vizë amerikane, që nga 30 qershor 2021.

Këto investime bëhen drejtpërdrejt në projektet EB-5 pa ndërmjetësimin e një qendre rajonale. Projektet e drejtpërdrejta EB-5 duhet të ndjekin kërkesat strikte të krijimit të vendeve të punës, ndryshe nga projektet e qendrave rajonale, investimi i drejtpërdrejtë EB-5 lejon të numërojnë vetëm vende të punës të krijuara drejtpërdrejt.

Një nga karakteristikat më dalluese të investimeve të drejtpërdrejta EB-5 është përfitimi i investitorit nga investimi i tyre. Në programin e qendrës rajonale investitorët kanë përfitime vjetore më pak se 1% në shumën e investuar. Programi i drejtpërdrejt EB-5 lejon më shumë fleksibilitet në strukturimin e investimeve dhe meqenëse investitori do të ketë pronësi në projekt përfitimet vjetore janë më të mëdhaja. Varësisht prej projektit investitiorët mund të kenë të ardhura vjetore prej 12%-20% ne shumën e investuar.

Me skadimin e Programit të Qendrës Rajonale, ky lloj i ri i investimeve EB-5 po fiton terrenin: investime të drejtpërdrejta në biznese të krijuara, të fazës së rritjes që mund të gjenerojnë potencialisht norma të kthimit të tregut dhe aftësinë për të dalë nga një investim sipas kushteve të investitorit.

Më poshtë mund të kuptoni vetëm disa nga përparësit e Programit të Investimit të Drejtpërdrejt EB-5:

1. Shumë më e vogël e investimit, por ekziston mundësia që shuma e investimit të rritet përsëri. Nëse kjo do të ndodhë, kjo mund të jetë mundësia e fundit për ju që të investoni në një shumë të reduktuar.

2. Më shumë kontroll: Meqenëse investoni drejtpërdrejt në fillimin e një biznesi të ri, ju keni lirinë për të drejtuar biznesin ashtu siç dëshironi.

3. Më shumë mundësi investimi: Investimi i drejtpërdrejtë ju lejon të investoni në çdo biznes për sa kohë që është i ligjshëm dhe plotëson kërkesat.

4. Diversifikimi dhe Globalizimi: Biznesi mund të diversifikohet lehtësisht me një investim të drejtpërdrejtë, Kjo do të thotë rrjete më të gjera, dhe më shumë mundësi përpërfitime më të mëdhaja.

Ndërkohë, shtetasit e huaj të interesuar për të bërë një investim në EB-5 duhet të punojnë me një avokat emigracioni dhe profesionistë të EB-5 për të mësuar rreth mundësive aktuale të investimit. Prandaj, kompania Albanian Investments Group është e lumtur dhe e përkushtuar për të iu ndihmuar në çfardo paqartësie dhe pyetje që keni në lidhje me investimet e drejtpërdrejta për EB-5.

Adresa: Vëllezërit Gërvalla, Prishtinë

Telefoni: +383 49 224 717+38345249175

Webfaqe: alb-investments.com

Email: info@alb-investments.com

/Telegrafi

9190
187
1759
7171