Trajnim nga Staffix për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Fundamentals of Human Resources - Nëntor 2024

staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Nëntor 2024 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – HR1, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.

Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.

Objektivat e trajnimit:

  • Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
  • Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.
  • Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.
  • Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.
  • Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.
  • Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.
  • Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.
  • Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.

Temat e trajnimit:

  1. Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:
  2. Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).
  3. Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes së punëtorëve.
  4. Procedura e rekrutimit.
  5. Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.
  6. Krijimi i një performance të lartë punuese.
  7. Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.
  8. Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.
  9. Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.
  10. Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.
  11. Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.
  12. Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.
  13. Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.
  14. Vendimet për Pushime.

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, gjithsej 2 javë nga ora 18:00 – 20:00:

Grupi 1 me datat 12, 14, 19 dhe 21 Nëntor (i plotësuar) dhe do të mbahet të Marteve dhe Enjteve.

Grupi 2 me datat 11, 13, 18 dhe 20 Nëntor, (i hapur) dhe do të mbahet të Hënave dhe Mërkureve.

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e staffiX në Prishtinë. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151

Çmimi i Trajnimit:

Kushton 199€ Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

👣Nxitoni, vendet janë të limituara.

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

https://www.staffix.net/fundamentals-of-hr

Biografia e Trajnerit, Shkumbin Ibraimi.

Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat.

Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësi të HR Menaxherit për 5 vite në “CACTTUS”. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit. Ai aktualisht Drejtor në “staffiX”, kompani e specializuar në fushën e Rekrutimit dhe Trajnimeve.

staffiX aplikon një frymë të bashkëpunimit dhe unitetit, të cilat janë cilësi të rëndësishme për një biznes që fokusohet në menaxhimin edhe shërbimet e personelit.

9190
187
1759
7171