DREJTOR EKZEKUTIV
  • /
6 ditë
Gama Europharm
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

NJOFTIM PUNE – DREJTOR EKZEKUTIV
Lokacioni: Kosovë
Afati për aplikim: 02.06.2025-10.06.2025

Gama Europharm, një kompani lider në distribuimin e produkteve farmaceutike dhe mjekësore në tregun e Kosovës, shpall konkurs për pozitën:

DREJTOR EKZEKUTIV

Përgjegjësitë kryesore:

  • Udhëheqja strategjike dhe operacionale e kompanisë në përputhje me vizionin dhe objektivat afatgjata.
  • Menaxhimi i performancës së përgjithshme të departamenteve dhe zhvillimi i tregut.
  • Përfaqësimi i kompanisë përballë partnerëve, institucioneve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm.
  • Mbikëqyrja e proceseve të financave, marketingut, shitjes dhe zinxhirit të furnizimit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet në menaxhment, ekonomi, ose fusha të ngjashme).
  • Minimum 5 vite përvojë në pozita drejtuese, përparësi në sektorin farmaceutik ose të distribuimit.
  • Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, vendimmarrje strategjike dhe komunikim.
  • Njohuri të mira të tregut lokal dhe kuadrit ligjor për produktet farmaceutike.
  • Njohuri të gjuhës angleze; përparësi kanë kandidatët që njohin edhe gjuhë të tjera.

Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe paketë stimuluese.
  • Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm.
  • Roli kyç në drejtimin dhe rritjen e kompanisë.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në emailin: [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 10.06.2025

10750
196
1896
7173