ERC TRADE L.L.C. shpall konkurs për pozitën:
• Agjent-e të shitjes pika B,
• Vozitës
Agjent-e të shitjes Pika B - Përgjegjësitë kryesore:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve te blerësit ekzistues dhe potencial;
- Shitja e produkteve te kompanisë dhe menaxhimi i pagesave;
- Vizita dhe ndërtimi i marrëdhënieve me klientët duke përmbushur kërkesat e tyre;
- Monitoron gjendjen e stokut dha përkujdesët për afatet e skadimit të produkteve;
- Organizon promocione dhe aktivitete tjera taktike të shitjes për të realizuar rritjen dhe prezencën në treg:
- Mirëmbanë freskinë e produkteve duke implementuar parimin FIFO (first in - first out);
- Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e çmimeve me pakice të produkteve;
- Vendosja dhe mirëmbajtja nëpër pika shitëse e materialeve promovuese sipas strategjisë se brendeve përkatëse;
- Mbledhja e informatave nga tregu dhe raportimi ne kompani;
- Raportimi dhe koordinimi me mbikëqyrësin;
- Respektimi i orarit dhe itinerarit (rute planit) të vizitave të përditshme në teren;
- Kryen edhe punë tjera në përputhje me vendin e caktuar të punës sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga ana e Kompanisë dhe menaxherit mbikëqyrës;
Vozitës - Përgjegjësitë kryesore:
- Realizon transportimin e mallit nga depo tek blerësit në tërë territorin e Kosovës;
- Sipas nevojës të transportojë mallra për nevojat urgjente të Kompanisë;
- Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorik të cilin e drejton;
- Vozitja e mjetit motorik të kompanisë si dhe përgjegjësia për mjetin motorik kur e drejton atë;
- Përkujdeset për përdorimin racional dhe mirëmbajtjen e rregullt të kombit;
- Kryen punë të tjera sipas nevojës së kompanisë dhe natyrës së punës;
- Të jetë i përgjegjshëm duke respektuar standardet dhe rregullat e punës;
- Të merr përgjegjësi dhe të ofroj llogaridhënie;
Mbikëqyrja:
- Agjent-e të shitjes Pika B punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Menaxheri Regjional.
- Vozitës punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Kryedepoisti dhe Menaxheri.
Kushtet e përgjithshme për pozitën Agjent-e shitje pika B dhe Vozitës:
- Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup;
- Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil;
- Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse;
- Të posedojë patentë shofer kategoria B.
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt përmes butonit "Apliko Këtu" ose të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected] .
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni dhe regjioni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohem në fazat e mëtejme të rekrutimit Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko