Kolegji Universum – dega Ferizaj, shpall:
KONKURS
për këto pozita me orar të plotë:
- Drejtor/e Akademik
- Udhëheqës i Zyres për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing
- Zyrtar/e për Suksesin e Studentëve dhe Qendrën e Karrierës
- Zyrtar/e për Sigurimin e Cilësisë
- Koordinator/e i Projekteve
- Specialist/e i Teknologjisë së Informacionit (IT)
- Zyrtar/e i Burimeve Njerëzore
Kriteret për pozitën Drejtor Akademik:
- Të ketë të përfunduar studimet e doktoraturës dhe së paku 5 vite përvojë pune në institucione të arsimit të lartë
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Kriteret për pozitën Udhëheqës i Zyres për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing
- Të ketë të përfunduar studimet master në ndonjërën nga fushat: Ekonomi, Marketing
- Të ketë përvojë pune në menaxhim, organizim apo në marrëdhënie me publikun
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Kriteret për pozitën Zyrtar/e për Suksesin e Studentëve dhe për Qendrën e Karrierës
- Të ketë të përfunduar studimet baçelor apo master
- Të ketë njohuri për punën e institucioneve të arsimit të lartë
- Të ketë njohuri për punën e sektorit privat dhe bashkëpunimin në mes të industrisë dhe arsimit të lartë
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Kriteret për pozitën Zyrtar/e për Sigurimin e Cilësisë
- Të ketë të përfunduar studimet master ose të doktoraturës
- Të ketë përvojë pune në institucione të arsimit të lartë
- Të ketë njohuri për zbatimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Kriteret për pozitën Koordinator/e të Projekteve:
- Të ketë të përfunduar studimet master në çfarëdo fushe
- Të ketë përvojë pune në zbatimin e projekteve të ndryshme
- Të njoh mirë strukturën dhe metodat e realizimit të projekteve ndërkombëtare
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Kriteret për pozitën Specialist/e i Teknologjisë së Informacionit (IT):
- Të ketë të përfunduar studimet baçelor apo master
- Të ketë përvojë pune në fushën e IT
- Të njoh mirë strukturën e platformave që përdorën për baza të të dhënave në arsimin e lartë
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Kriteret për pozitën Zyrtar i Burimeve Njerëzore
- Të ketë të përfunduar studimet master në Menaxhim, Burime Njerëzore, apo fusha përkatëse
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore ose menaxhim
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Dokumentacioni për aplikim dërgohet në: [email protected] . Konkursi është i hapur deri më 5 Shtator 2025. Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët më të përshtatshëm në listën e ngushtë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko