SHPALLJE
Ftesë për Prokurimin e një Agjencie të Brendimit dhe Menaxhimit të Eventeve për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)
Në vitin 2026, FKGK do të shënojë 10-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) planifikon të organizojë dy evente të nivelit të lartë në muajin prill 2026: një Konferencë Ndërkombëtare tërëditore, e pasuar nga një Mbrëmje Gala. Të dyja eventet do të mbahen më 23 prill 2026 dhe secila pritet të ketë deri në 300 pjesëmarrës, duke përfshirë zyrtarë të lartë qeveritarë, donatorë ndërkombëtarë dhe partnerë vendorë, institucione financiare, mysafirë nga institucionet dhe shoqatat ndërkombëtare për garanci kreditore, përfaqësues nga sektori privat dhe palë të tjera kyçe të interesit.
Përmes këtij procesi të prokurimit, FKGK synon të angazhojë një Agjenci të kualifikuar dhe me përvojë në Brendim dhe Menaxhim të Eventeve, për të ofruar mbështetje profesionale në brendimin dhe vizualizimin e këtij përvjetori, promovimin dhe komunikimin e këtij momenti të rëndësishëm institucional tek publiku përmes kanaleve të ndryshme mediatike, dizajnimin dhe prodhimin e materialeve të marketingut dhe komunikimit, si dhe koordinimin e detajuar dhe realizimin e eventeve të përvjetorit, duke përpunuar dhe zbatuar temat e paracaktuara të konferencës dhe formatit të darkës gala.
Agjencia e përzgjedhur do të sigurojë prezantimin koherent të përmbajtjes, brendimin konsistent dhe vizualizim me cilësi të lartë, si dhe koordinimin dhe lehtësimin e realizimit të të dyja eventeve, në përputhje me objektivat institucionale dhe standardet e komunikimit të FKGK-së.
FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozime (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar – kompani profesionale të regjistruara në Kosovë – të përgjigjen ndaj kësaj thirrje.
Përgjigjet e ofertuesve duhet të dëshmojnë qartë që plotësojnë kriteret e mëposhtme të detyrueshme:
Mos përmbushja e kritereve të mësipërme të detyrueshme nga ofertuesi do të rezultojë në përjashtim nga vlerësimi i mëtejshëm gjatë procesit të përzgjedhjes.
Ofertuesit e interesuar që plotësojnë kriteret e përshtatshmërisë ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës, sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP.
FKGK nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.
Afatet janë si më poshtë:
Kërkesa për promozime (KPP-ja) mund të kërkohet vetëm përmes dërgimit të një emaili në adresën: [email protected] .
Kërkesa me email duhet të përfshijë: