Trajnim për Menaxhimin e Konflikteve
.png)
Conflict Management - Mars 2026
staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Mars 2026 për Menaxhimin e Konflikteve në vendin e punës, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të marrin njohuri të thelluara mbi parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve, përmes qasjeve praktike dhe shembujve konkretë nga jeta organizative.
Trajnimi është i dedikuar për profesionistë që punojnë në pozita si udhëheqës ekipesh, koordinatorë, menaxherë të burimeve njerëzore, rekrutues, staf të shërbimit ndaj klientit, si dhe për këdo që dëshiron të zhvillojë më tej aftësitë ndërpersonale dhe menaxheriale në një mjedis pune sfidues dhe dinamik.
Këto aftësi janë veçanërisht të nevojshme në sektorë ku bashkëpunimi dhe ndërveprimi janë të përditshëm, si bankat dhe institucionet financiare, rrjetet tregtare, kompanitë e teknologjisë, fabrikat dhe prodhuesit, qendrat e thirrjeve (call centers) dhe institucionet joqeveritare.
Objektivat e trajnimit:
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
Temat e trajnimit:
Orari dhe koha e trajnimit:
Trajnimi do të zgjasë 3 ditë, më datat 23, 25 dhe 27 Mars, gjithsej 1 javë dhe do të mbahet të Hënën, të Mërkurën dhe të Premten duke filluar nga ora 18:00 – 20:00/20:30 (varësisht prej diskutimit).
Vendi i Trajnimit:
Në lokalet e StaffiX. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. Tel: +383 45 111 151
Çmimi i Trajnimit:
Trajnimi kushton 149€ me TVSH, me zbritje nga 199€ Euro. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.
Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.
👣Nxitoni, vendet janë të limituara.
Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.
Biografia e Trajnerit, Shkumbin Ibraimi.
Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat.
Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësi të HR Menaxherit për 5 vite në “CACTTUS”. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit. Ai aktualisht Drejtor në “staffiX”, kompani e specializuar në fushën e Rekrutimit dhe Trajnimeve.
staffiX aplikon një frymë të bashkëpunimit dhe unitetit, të cilat janë cilësi të rëndësishme për një biznes që fokusohet në menaxhimin edhe shërbimet e personelit.