Përgjegjëse/Përgjegjës për Çështjet e Mësimit
14 ditë
Kolegji Heimerer
Prishtinë
Arsim & Edukim
Përshkrimi

KONKURS I PUNËS

BPrAL Kolegji Heimerer për të plotësuar nevojat e Kolegjit Heimerer shpall konkurs për këtë pozitë:

Titulli i Pozitës: Përgjegjëse/Përgjegjës për Çështjet e Mësimit në Fakultetin e Shkencave Sociale Psikologjike – MSc. Psikologji Klinike dhe Psikologji e Vlerësimit dhe Intervenimit.

  1. Roli

Roli i pergjegjesit/përgjegjëses për çështje mësimore është organizimi dhe mbikqyrja e procesit të mësimit dhe mësimdhënies brenda dekanatit. Ai/Ajo ka rol të harmonizimit të ekipit dhe punëve ekipore brenda dekanatit për çështje mësimore dhe organizative, në ndërlidhje të ngushtë me ekipin dhe profesorët.

2. Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Asiston në organizimin e studimeve dhe veprimtarive shkencore në dekanat;
  • Asiston në hartimin e kurrikulave, plan-programeve dhe teksteve mësimore të lëndëve në programin përkatës, përfshirë monitorimin dhe zbatimin e tyre;
  • Sigurohet që stafi akademik i programit ka dosjen e plotë dhe deklarohet në AKA sipas afateve kohore;
  • Organizon, koordinon, dhe monitoron procesin e mësimdhënies, punës akademik dhe shkencore në kuadër të programit nga aspekti përmbajtësor;
  • Mbështetë dhe koordinon zhvillimin e literaturës sipas rregullave të institucionit;
  • Mbështetë dhe koordinon realizimin e metodologjive të mësimdhënies dhe vlerësimit sipas rregullave të institucionit;
  • Asiston në përpilimin dhe miratimin e modaliteteve të vlerësimit dhe në punën e komisioneve të provimeve në lëndët e departamentit;
  • Merr pjesë aktive në hartimin dhe koordinimin e projekt-planit kalendarik të procesit mësimor për dekanatin;
  • Harton orarin e ligjëratave dhe ushtrimeve (merr miratimin e Dekanit);
  • Harton orarin e provimeve (merr miratimin e Dekanit), harton raportet për afatet e provimeve sipas proceseve, së bashku me referentet (për çështjet e të dhënave administrative);
  • I jep propozime Dekanit lidhur me aspektet akademike profesionale në kuadër të dekanatit;
  • Asiston në zbatimin e vendimeve dhe detyrave të caktuara nga Dekanati që dalin si detyra nga Rektorati, Prorektorati për mësim dhe Këshilli Akademik lidhur me çështjet mësimore – akademike të programit;
  • Asiston në realizimin e detyrave të tjera të ngarkuara nga Dekani në lidhje me programin;
  • Është përgjegjës/se për grumbullimin adekuat të dokumentacioneve të aktiviteteve shkencore e akademike të personelit akademik të dekanatit se bashku me referenten;
  • Është përgjegjës/se për ofrimin e mësimdhënies cilësore (ligjëratave dhe ushtrimeve);
  • Mentoron tema të diplomës;
  • Është pjesë e komisionit të dekanatit;
  • Përditëson listat e të diplomuarve në proces, mentorëve dhe komisioneve;
  • Koordinon përkthimin e materialit dhe ligjëratave prej profesorëve ndërkombëtare, mban kontaktin e vazhdueshëm me ta konform kërkesave të progamit dhe institucionit;
  • Krijon një mjedis pune pozitiv, të shëndetshëm dhe të sigurt në përputhje me misionin, vizionin dhe vlerat e institucionit;
  • Ofrimi i ndihmës shtesë për studentë, mbanë kontaktin e vazhdueshëm me studentët dhe aktivizimi i tyre përmes formave të ndryshme;
  • Inkurajimi i zhvillimit të punës tutoriale, sipas modelit të punës me tutorët të Kolegjit Heimerer;
  • Sigurohet për përgatitjen e procesit të integrimit të studentëve të rinjë me institucionin dhe proceset e mësimit dhe jo vetëm, me mbështetjen e stafit të dekanatit;
  • Siguron funksionalizimin e këshilltarëve akademik dhe mbikqyrja e realizimit të procesit;
  • Krijimi i kontakteve dhe lidhjeve profesionale me profesionistë të ndryshëm me mundësi kontibuti në zhvillimin e programit përkatës;
  • Përcjellë procesin e diplomimit pas dorzimit të dosjes së studentit nga zyra e diplomave duke dorëzuar ato në Këshillin e Fakultetit dhe pastaj në Këshillin Akademik;
  • Koordinon procesin e thirrjeve për gradimet akademike në nivel të dekanatit;
  • Merr pjesë aktive, organizon dhe menaxhon aktivitetet e ndryshme të natyrës promovuese (të programit përkatës);
  • Merr pjesë aktive dhe realizon hulumtime sipas rregulloreve dhe udhëzuesve institucional dhe kontraktual;
  • Merr pjesë në takimet e nevojshme dhe të rëndësishme për programin përkatës;
  • Merr pjesë aktive dhe asiston hartimin e planifikimit dhe buxhetit vjetor të dekanatit;
  • Monitoron në provime;
  • Merr pjesë në vlersimet teorike dhe praktike sipas detyrave që përcaktohen nga dekanati;
  • Asistim në eventet e ndryshme të kolegjit, me përgjegjësi implementuese në eventet e dekanatiti (p.sh ditët e programeve);

3. Kualifikimet e kërkuara

  • Arsimimi: MSc. apo PhD. i fushës.
  • Përvoja: Së paku 1 vit përvojë pune në një pozitë të ngjashme.
  • Njohuritë: Njohuri për mënyrën e funksionimit të IAL-ve, njohuri për ligjet në fuqi që rregullojnë arsimin e lartë, njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, që mundësojnë punë të pavarur pa ndihmën e dikujt tjetër, njohuri e nivelit akademik i gjuhës shqipe, nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze ose gjermane.
  • Aftësitë Personale: Menaxhimi i Stafit, Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi; Aftësi të menaxhimit të situatave problemore, qasje profesionale me kolegë, staf dhe studentë.
  • Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; SPSS, Mendeley etj.
  • Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etikë, Proaktivitet, Dinamik/e, Mendues/e kritik/e, etj.

Vendi i punës: BPrAl Kolegji Heimerer, Rr. Kadri Zeka nr. 80 dhe 82, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Orari: 40 orë në javë

Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.

Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 07.04.2026 deri me 21.04.2026

13188
211
2087
7189