R&D Inxhinier (Research & Development Engineer)
  • 049/964-618
31 ditë
Besa Security
Prishtinë
Inxhinieri
Përshkrimi

Besa Security është një kompani e njohur që ofron shërbime dhe pajisje sigurie. E themeluar në vitin 2003, kompania njihet për përkushtimin ndaj përsosmërisë dhe inovacionit në ofrimin e zgjidhjeve të sigurisë së nivelit të lartë. Ekipet tona punojnë për të mbajtur njerëzit dhe pronat të sigurta.

Pozita: R&D Inxhinier (Research & Development Engineer)

Lokacioni: Prishtinë

Ne jemi në kërkim të një profesionisti inovativ që do të kontribuojë në zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve dhe zgjidhjeve teknologjike në fushën e sigurisë elektronike.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Hulumtimi dhe testimi i teknologjive të reja në fushën e sistemeve të sigurisë
  • Zhvillimi dhe përshtatja e zgjidhjeve për sisteme alarmi dhe kamera
  • Konfigurimi dhe testimi i pajisjeve (DVR, NVR, sensorë, panele alarmi)
  • Hartimi i dokumentacionit teknik dhe manualeve të përdorimit
  • Bashkëpunimi me ekipin e instalimit dhe mirëmbajtjes
  • Analiza e performancës së sistemeve dhe optimizimi i tyre

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Elektronike, Telekomunikacion ose fusha të ngjashme
  • Përvojë pune në sisteme sigurie (avantazh)
  • Njohuri në rrjete kompjuterike (TCP/IP, konfigurim routerash, IP kamera)
  • Njohuri në konfigurimin e sistemeve CCTV dhe alarmeve
  • Aftësi për diagnostikim dhe zgjidhje të problemeve teknike
  • Njohuri e gjuhës angleze
  • Patentë shoferi (kategori B – avantazh)

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi trajnimi në teknologji të sigurisë
  • Pagë konkurruese bazuar në përvojë
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në kompani

Aplikimi mund të bëhet deri me datë 05.04.2026, ora 16:00.

Nëpërmjet dërgimit të CV-së në email [email protected], si dhe fizikisht në zyret tona;

Telefoni kontaktues: 049/964/624, 049/481/577, 048/545/025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
12919
139
2070
7185