Teknik i aplikimit
  • /
28 ditë
Alukonigstahl r.o.k
Prishtinë
Inxhinieri
Përshkrimi

SHPALLJE PËR VEND PUNE

AluKoenigStahl r.o.k. Prishtinë është pjesë e një koncerni ndërkombëtar, veprimtaria kryesore e të cilit është shitja dhe tregtia e sistemeve të fasadave dhe dritareve nga alumini dhe çeliku. Si partner i licencuar i kompanive Schüco dhe Jansen, liderë në këtë fushë, shënojmë rritje dhe zhvillim të dukshëm që nga themelimi e deri më sot. Me qëllim të vazhdimit të suksesit në biznes, jemi në kërkim të kuadrove të rinj, ambiciozë, të cilët do të japin kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre në realizimin e objektivave tona.

Kërkojmë një person të ri, komunikues dhe dinamik për pozicionin:

TEKNIK I APLIKIMIT - TKD

Numri i ekzekutuesve: 1

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Punë në shërbimin teknik në përputhje me rregullat profesionale
  • Vizita tek klientët (rajoni i Kosovës dhe Shqipërisë)
  • Mbështetje teknike për klientët (pjesa praktike e teknologjisë së prodhimit të produkteve dhe makinerive)
  • Shërbim ndaj klientëve
  • Porositja dhe mbajtja e evidencës së veglave (inventari i veglave)
  • Ndjekja teknologjike dhe futja e risive të shitjes në projektet aktuale
  • Detyra të tjera të ngjashme sipas udhëzimit të menaxhmentit të kompanisë

Lloji i punës:

  • Marrëdhënie pune për një kohë të pacaktuar

Rajoni:

  • Kosovë, Shqipëri

Njohuri dhe kualifikime:

Niveli i kërkuar i arsimimit dhe aftësitë tjera:

  • Shkollë e mesme profesionale – drejtim teknik apo Bachelor Bsc. nga fushat teknike
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të folur dhe në shkrim
  • Njohje e punës me kompjuter
  • Përgjegjshmëri dhe saktësi në punë, konsistencë, sistematikë
  • Qasje profesionale ndaj detyrave
  • Iniciativë personale
  • Punë në ekip
  • Gatishmëri për trajnime shtesë, udhëtime dhe mësim
  • Kushte të veçanta: periudhë provuese 3 muaj

Gjuhë të huaja:

  • Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës angleze në të folur dhe në shkrim
  • E dëshirueshme: njohuri e gjuhës gjermane dhe gjuhëve të ish‑Jugosllavisë (boshnjake, serbe, kroate)

Njohja e punës në kompjuter:

  • shumë e mirë

Përvoja e nevojshme e punës:

  • dy vite

Aplikimet në gjuhën angleze/gjermane të dorëzohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike, në adresën e e-mailit: [email protected][email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
12832
141
2065
7185