Angazhimi i Ekspert(it/ëve): Zhvillimi i një Videoje Informuese mbi Manualin e Antigjipsizmit
31 ditë
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

VoRAE – TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Për Angazhimin e Ekspert(it/ëve)
Zhvillimi i një Videoje Informuese mbi Manualin e Antigjipsizmit

1. Sfondi
Organizata Joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE”, ka zhvilluar Manualin e Antigjipsizmit, një dokument praktik prej 52 faqesh që synon të mbështesë institucionet publike në Kosovë për të kuptuar, identifikuar dhe adresuar antigjipsizmin në mënyrë sistematike dhe në përputhje me kornizën ligjore ekzistuese.
Megjithëse ekzistojnë politika dhe mekanizma ligjorë kundër diskriminimit, zbatimi efektiv i tyre shpesh pengohet nga mungesa e njohurive praktike dhe ndërgjegjësimit institucional.
Për të rritur qasjen dhe përdorimin praktik të manualit, VoRAE synon të zhvillojë një video informuese që përmbledh përmbajtjen kryesore të tij në një format vizual, të strukturuar dhe të përshtatshëm për përdorim në trajnime dhe aktivitete ndërgjegjësimi.

2. Qëllimi i Angazhimit

Qëllimi i këtij angazhimi është angazhimi i një eksperti ose kompanie për zhvillimin e një videoje profesionale informuese, me gjatësi deri në 20 minuta, e cila do të shërbejë si një mjet gjithëpërfshirës për ngritjen e njohurive dhe kapaciteteve të institucioneve publike në adresimin e fenomenit të antigjipsizmit.
Videoja synon të:

  • Përmbledhë dhe ilustrojë mesazhet kryesore të Manualit të Antigjipsizmit, duke i bërë ato të qarta dhe të lehtë për t’u kuptuar;
  • Rrisë ndërgjegjësimin institucional mbi sfidat dhe implikimet e antigjipsizmit, duke përfshirë njohuritë mbi mënyrat e identifikimit, raportimit dhe parandalimit të tij;
  • Shërbejë si mjet trajnues dhe informues për institucionet publike, duke mundësuar që zyrtarët të përmirësojnë kapacitetet e tyre profesionale në trajtimin e rasteve të diskriminimit dhe promovimin e një ambienti institucional më të përfshirë dhe të ndjeshëm ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.


Ky angazhim synon të sigurojë që videoja të jetë një burim praktik dhe i përdorshëm, i cili mund të përdoret jo vetëm si material informues, por edhe si mjet konkret për trajnime dhe sensibilizim institucional, duke kontribuar në përforcimin e politikave dhe praktikave për parandalimin e diskriminimit.

3. Fusha e Punës/Detyrat
Eksperti do të ndërmarrë detyrat si në vijim:

  • Të zhvillojë konsultime fillestare me ekipin e VoRAE për përcaktimin e mesazheve kyçe dhe audiencës target;
  • Të shqyrtojë Manualin e Antigjipsizmit (52 faqe / rreth 17,616 fjalë) për identifikimin e përmbajtjes kryesore;
  • Të zhvillojë konceptin kreativ të videos;
  • Të përgatisë skenarin dhe storyboard-in e detajuar;
  • Të realizojë produksionin e videos (filmim/animacion/grafikë/ilustrime sipas konceptit të propozuar);
  • Të sigurojë që narrativa dhe elementet vizuale pasqyrojnë në mënyrë të strukturuar përmbajtjen e manualit;
  • Të inkorporojë komentet dhe sugjerimet e VoRAE përmes minimum një raundi rishikimi;
  • Të dorëzojë versionin final në format HD të përshtatshëm për përdorim digjital dhe institucional.

4. Produktet e Pritshme (Deliverables)
Eksperti do të prodhojë produktet si në vijim:
Produkti 1: Koncepti kreativ dhe struktura e videos
Produkti 2: Skenari i detajuar dhe storyboard-i
Produkti 3: Video informuese deri në 20 minuta (version draft)
Produkti 4: Versioni final i aprovuar i videos në format HD
Secili produkt duhet:

  • të dorëzohet në formatin e dakorduar;
  • të respektojë afatin e përcaktuar në planin e punës;
  • të përmbushë standardet e cilësisë së VoRAE.


5. Raportimi dhe Koordinimi
Eksperti do t’i raportojë Zyrtarit të Lartë të Programit ose përfaqësuesit të caktuar nga VoRAE.
Të gjitha produktet dhe versionet draft do të dorëzohen në mënyrë elektronike, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.
________________________________________
6. Kohëzgjatja e Angazhimit
Periudha e pritshme e zbatimit të angazhimit është deri në një (1) muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
Data e Fillimit: 20/04/2026
Eksperti duhet të propozojë numrin e ditëve të punës të nevojshme për përfundimin e angazhimit, të arsyetuara sipas metodologjisë dhe nivelit të përpjekjes së propozuar.

7. Kualifikimet e Kërkuara
Eksperti/kompania duhet të përmbushë kërkesat si në vijim:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit/Diplomë universitare në Media, Komunikim, Produksion Filmik, Arte Vizuale ose fusha relevante dhe CV në rastin e individit;
  • Minimum 3–5 vite përvojë relevante në prodhim profesional të videove;
  • Ofertën financiare të detajuar për secilin veprim;
  • Planin e detajuar të kohës së realizimit dhe hapat e punës;
  • Llogaria bankare dhe letërnjoftimi në rastin e individit;
  • Portofoli/shembuj punimesh të mëparshme.
  • Kapacitet teknik për realizimin e videos deri në 20 minuta;
  • Përvojë me organizata të shoqërisë civile ose donatorë ndërkombëtarë konsiderohet përparësi.


8. Procedura e Aplikimit
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim:

  • Curriculum Vitae (CV);

Propozim metodologjik, që përfshin:

  • qasjen;
  • mjetet;
  • planin e punës;
  • arsyetimin e numrit të ditëve të punës;


Ofertë financiare, që përfshin:

  • tarifën ditore të propozuar;
  • numrin e propozuar të ditëve;
  • shumën totale (bruto);
  • Portofol ose shembuj të punës së mëparshme relevante.


9. Deklarata për Vlerë mbi Paratë (E Detyrueshme)
“VoRAE nuk publikon tavane buxhetore apo numër të pritshëm të ditëve të punës për angazhimet e ekspertëve. Aplikantët duhet të propozojnë ofertën e tyre financiare, duke përfshirë tarifën ditore dhe numrin e ditëve, të arsyetuara sipas metodologjisë së tyre. VoRAE i vlerëson ofertat financiare bazuar në konkurrueshmëri, realizim dhe vlerë të përgjithshme për paratë.”

10. Vlerësimi dhe Poentimi (E Detyrueshme)
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen sipas kritereve standarde të VoRAE:

  • Ekspertiza Teknike & Kualifikimet – 40 pikë
  • Metodologjia & Kuptimi i Detyrës – 30 pikë
  • Oferta Financiare & Vlera për Paratë – 20 pikë
  • Intervista (kandidatët e përzgjedhur) – 10 pikë


Totali: 100 pikë

11. Kërkesat për Etikë, Konflikt Interesi dhe Konfidencialitet
Eksperti i përzgjedhur do të kërkohet të nënshkruajë:

  • Deklaratën për Konflikt Interesi & Paanshmëri (Aneksi IV);
  • Klauzola kontraktuale për konfidencialitet;
  • Dokumente të tjera përputhshmërie sipas kërkesës.


12. Përputhshmëria me Rregulloret e VoRAE
Ky angazhim zhvillohet në përputhje të plotë me rregulloret dhe politikat e brendshme të VoRAE.

13. Afati për Dorëzim
Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në:
Email: [email protected]
Afati: 01 /04/ 2026, në ora: 16:00
Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
________________________________________
14. Kontakti
Për sqarime, kontaktoni:
Emri: Senad Ibishi
Pozita: Zyrtar i Lartë i Programit
Email: [email protected] or [email protected]

13025
172
2076
7186