Zyrtar për Rregullativë dhe Regjistrim të Barnave (MA)
30 ditë
MEDPLUS
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

KONKURS PUNE

Kompania jonë shpall vend të lirë pune për pozitën:

Zyrtar për Rregullativë dhe Regjistrim të Barnave (MA)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit për regjistrimin e barnave (Marketing Authorization – MA)
  • Sigurimi që dokumentacioni është në përputhje me kërkesat e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë
  • Ndjekja e procedurave rregullative dhe përditësimi i dosjeve sipas ndryshimeve ligjore
  • Komunikimi me institucionet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë – dega Farmaci
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë)
  • Përvojë pune në fushën e rregullativës farmaceutike ose të ngjashme
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip

Ne ofrojmë:

Ambient profesional dhe dinamik pune

Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse në emailin: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
13322
201
2091
7190