Kompania e Sigurimit të Jetës “ILLYRIA Life” për shkak të rritjes së vazhdueshme, është në kërkim të punonjësve të rinj në pozitën:
KËSHILLTARË I SHITJES në fushën e Sigurimit të Jetës
Nëse jeni një person energjik, i motivuar nga sfidat, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe i aftë për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme, ju ftojmë të bëheni pjesë e një ekipi mbështetës dhe të përkushtuar. Në këtë rol, do të kontribuoni në ofrimin e shërbimeve cilësore për klientët, duke ndërtuar besim dhe duke zhvilluar marrëdhënie afatgjata, si dhe duke nxitur rritje të vazhdueshme në shitje përmes një qasjeje profesionale dhe të përgjegjshme.
Çka ju ofrojmë bashkëpunëtorëve të rinj:
- Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
- Edukim dhe trajnime të rregullta
- Paga bazë 434.78EUR, të cilës i bashkangjiten komisione konkurruese dhe bonuset e performancës
- Fitimi i përvojës në shitje dhe punës me klient si dhe aftësisë komunikuese
- Mbështesim zhvillimin tuaj profesional dhe ofrojmë mundësi për avancim brenda kompanisë
- Mbështetjen, ndihmën dhe materialin për përfitimin e licencës nga BQK për ofrimin e sigurimeve
- Motivimin në formë bonuseve, shpërblimeve, udhëtimeve dhe trajnimeve brenda dhe jashtë vendit
Detyrat Kyçe:
- Gjeneroni dhe identifikoni klientët potencial përmes kanaleve të ndryshme
- Këshilloni klientët në zgjedhjet e sigurimeve të jetës dhe përshtatni zgjidhjet në nevojat e tyre të veçanta
- Ofroni shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientëve dhe krijoni marrëdhëniet të qëndrushme me ta
- Mbani veten të informuar rreth tendencave dhe produkteve të industrisë për të shërbyer më mirë klientët tuaj.
Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:
- Preferohet niveli i lartë i edukimit
- I/E orientuar drejtë shitjes
- Ambicioz/e, Kreativ/e, Punëtor/e
- I/E besueshëm/, Vetë-iniciativë/e
- Përvojë e mëparshme në shitje është një avantazh.
Besojmë se CV – ja juaj do të na bindë se ju jeni personi i duhur për këtë pozitë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një tradite shumëvjeçare, sillni motivimin dhe energjinë tuaj në “ILLYRIA Life”.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda një periudhe të shkurtër.
Regjistrohu / Paraqitu
Prishtine Portal-Pune Illyria-Life Shpallje-Pune