SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Pozita: Analist Kreditor
Lokacioni: Lipjan (1) , (Nr. ref: KEP 10/2026)
Raporton tek: Menaxheri i Degës
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Promovon produktet kreditore në rregjionin ku ai operon
- Analizon aplikacionet për kredi nga klientët individualë dhe bizneset e vogla
- Kryen analiza financiare dhe vlerëson aftësinë paguese të klientëve
- Verifikon dokumentacionin dhe informacionin e dhënë nga klientët
- Përgatit dokumente dhe rekomandime për aprovimin/refuzimin e kredive
- Monitoron portofolin e kredive dhe identifikon rreziqet potenciale
- Siguron respektimin e politikave/procedurave të brendshme dhe rregulloreve te jashtme
- Merr pjesë në vizita në terren për verifikim të aktiviteteve të klientëve
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Bankë apo fusha të ngjashme
- Preferohet 1-3 vite përvojë në analizë kredie ose sektor financiar (preferohet mikrofinanca)
- Njohuri të forta në analizë financiare dhe vlerësim risku
- Aftësi analitike dhe vendimmarrëse të zhvilluara
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
- Njohuri të programeve MS Office (veçanërisht Excel)
- Integritet i lartë dhe ndjenjë përgjegjësie
- Leja e vozitjes e domosdoshme.
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formën e aplikimit për punesim e gjeni në https://rekrutimi.keptrust.org/ Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 14 maj 2026
Shenim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët e selektuar në listë të ngushtë!