Konkurs i hapur

Depoist

MOKNE
  • 24.07.2026
  • Prishtinë
  • Depo

Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.

Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.

Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.

Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni: Prishtinë (Çagllavicë)

  • Pozita: Depoist

Detyrat Kryesore:

  • Është përgjegjës për përgaditjen e porosive dhe daljen e mallit nga depo;
  • Është përgjegjës për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave;
  • Asiston në ngarkimin dhe shkarkimin e mallit te ekipi shpërndarjes;
  • Është përgjiegjës për raportimin e dëmeve apo mungesave të mallit;
  • Është përgjiegjës për mirëmbajten e vendit të punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Kandidatët duhet të kenë minimalisht një vit përvojë në të njëjtin profil pune (e preferueshme përvojë paraprake në pirunar);
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Kandidatët duhet të posedojnë kategori B të patent shofer-it.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected].

Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?

Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë.

Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.

Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.

Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.

Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
13954
284
2161
8461