Edukatore, Motër Edukatore, Koordinatore e Kopshtit, Mirëmbajtëse / Pastruese
📢 KOPSHTI BLINI – PRISHTINË / DARDANI
SHPALL KONKURS PËR VENDE TË PUNËS
Kopshti Blini shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për këto pozita:
👩🏫 Edukatore
👶 Motër Edukatore
👩💼 Koordinatore e Kopshtit
🧹 Mirëmbajtëse / Pastruese
Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e një ambienti edukativo-arsimor parashkollor, ku fokusi kryesor është kujdesi, edukimi dhe mirëqenia e fëmijëve.
Kërkojmë persona të përgjegjshëm, të motivuar, kreativë dhe të përkushtuar.
✅ Kualifikimet e kërkuara për pozitat Edukatore dhe Motër Edukatore:
• Edukimi dhe Zhvillimi në Fëmijërinë e Hershme
• Programi Parashkollor
• Pedagogji e Përgjithshme
• Shkenca Sociale – Përkujdesje dhe Mirëqenie për Fëmijë
• Edukim Inkluziv
• Fakulteti i Infermierisë
• Shkolla e Mesme e Mjekësisë
✅ Kriteret shtesë për pozitat Edukatore dhe Motër Edukatore:
• Përvoja e punës me fëmijë përbën përparësi
• Aftësi për vetiniciativë dhe organizim të aktiviteteve
• Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi
• Aftësi për punë në ekip dhe komunikim me prindër
• Kreativitet, përgjegjësi dhe përkushtim
👩💼 Kualifikimet për pozitën Koordinatore e Kopshtit:
• Diplomë universitare në Edukim Parashkollor, Pedagogji, Psikologji ose fusha të ngjashme
• Minimumi 3 vite përvojë pune në institucione parashkollore
• Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
• Aftësi për udhëheqje dhe motivim të ekipit
• Njohuri në planifikimin dhe monitorimin e proceseve edukative
• Njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike
• Përgjegjësi, profesionalizëm dhe etikë në punë
🧹 Për pozitën Mirëmbajtëse / Pastruese kërkohet:
• Të jetë e përgjegjshme dhe e rregullt
• Të ketë aftësi për mirëmbajtjen e higjienës së ambienteve
• Përvoja e mëparshme përbën përparësi
📑 Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV
• Kopje e diplomës / certifikatave përkatëse
• Dëshmi të përvojës së punës, për pozitën Koordinatore
• Letër motivimi, për pozitën Koordinatore
📩 APLIKIMI
Konkursi është i hapur deri më 25.07.2026.
Të interesuarat mund të dërgojnë dokumentet në:
📧 [email protected]
📍 Kopshti Blini – Dardani, Prishtinë
Vetëm kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
✨ Ofrojmë ambient pozitiv pune, mundësi zhvillimi profesional dhe bashkëpunim në një ekip të përkushtuar ndaj fëmijëve.