Në bazë të nenit 10 dhe nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligjit nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore publikon:
Shpalljen
për
një (1) Specialist për Analizë dhe Zhvillim të Produkteve (SAZhP)
10/12/2024
Numri referencës: 07/2024
Informacione të përgjithshme
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje të mundësive për financimin e NMVM-ve.
Përshkrimi i përgjegjësive të punës
Specialisti për Analizë dhe Zhvillim të Produkteve (SAZhP) do të pozicionohet brenda Njësisë së Menaxhimit të Portofolit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe do t'i raportojë drejtpërdrejtë Menaxherit të Lartë për Menaxhimin e Portofolit. SAZhP do të jetë përgjegjës për mbështetjen e institucionit në analizën, vlerësimin dhe monitorimin e shërbimeve ekzistuese, ndërkohë që vlerëson trendet e tregut për të zhvilluar shërbime të reja që synojnë adresimin e qasjes në financa për NMVM-të, brenda kornizës ligjore ekzistuese.
Roli dhe Objektivat:
Roli kryesor dhe objektivat e SAZhP përfshijnë:
- Hulumtimi i tregut dhe analizë e shërbimeve/produkteve ekzistuese për të identifikuar boshllëqet në qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).
- Inicijimi dhe dizajnimi për zhvillimin e shërbimeve/produkteve të reja financiare për të adresuar nevojat financiare të NMVM-ve, duke ofruar përafrim me strategjinë e institucionit dhe kërkesat e tregut.
- Bashkëpunimi me njësi të tjera biznesi për të dizajnuar dhe lansuar produkte/shërbime financiare inovative.
- Monitorimi i performancës së produkteve/shërbimeve dhe rekomandimi i rregullimeve të nevojshme për të optimizuar rezultatet.
Përgjegjësitë Kryesore
- Vlerësimi i trendeve të tregut në sektorin e NMVM-ve.
- Analizimi dhe vlerësimi i nevojave financiare të NMVM-ve dhe propozimi i shërbimeve të reja, ose modifikimi i shërbimeve ekzistuese, për të adresuar qasjen në financa për këtë segment të tregut.
- Identifikimi i segmenteve të tregut më pak të shërbyera dhe propozimi për shërbime financiare të targetuara, duke u fokusuar në lehtësimin e qasjes në financa.
- Vlerësimi dhe krahasimi i produkteve, proceseve dhe politikave të garantimit të kredive të FKGK-së me standardet më efektive, të njohura gjerësisht të përdorura nga skemat e garantimit së kredive.
- Përgatitja e studimeve të fizibilitetit dhe shembujve të biznesit për produktet/shërbimet e propozuara.
- Konceptimi i produkteve të garancisë ose shërbime të tjera financiare të përshtatura për segmente specifike të tregut, si bizneset fillestare, agrobizneset ose industritë strategjike.
- Në bashkëpunim me njësitë e tjera të biznesit, hartoni kornizat e detajuara të produktit, duke përfshirë kriteret e përshtatshmërisë, grupet e targetuara, objektivat, çmimet dhe veçoritë e produktit.
Raportimi
Specialisti për Analizë dhe Zhvillim të Produkteve (SAZhP) raporton drejtpërdrejtë te Menaxheri i Lartë i Portofolit (MLP) i FKGK-së.
Kualifikimet
Specialisti për Analizë dhe Zhvillim të Produkteve (SAZhP) do të duhet të plotësojë kërkesat si vijon:
- Diplomë universitare përkatëse;
- Së paku pesë vjet përvojë pune në një bankë apo institucion mikrofinanciar (IMF) në Kosovë, me ekspertizë në zhvillimin e portofolit të kredive.
- Përvojë e gjerë në banka, veçanërisht në kreditimin e NMVM-ve;
- Kuptimi i thellë i dinamikave të tregut në segmentin e NMVM-ve;
- Aftësi të dëshmuara të menaxhimit të projektit me aftësi të forta organizative;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me gojë dhe me shkrim në anglisht dhe shqip;
- Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe ndërpersonale.
Afati dhe kohëzgjatja
Specialisti për Analizë dhe Zhvillim të Produkteve (SAZhP) do të jetë i vendosur në objektin e FKGK-së në Prishtinë.
Menaxherit të lartë të rrezikut do t'i ofrohet një kontratë një (1) vjeçare. SAZhP do të jetë punonjës me orar të plotë në FKGK. Kontrata do të vazhdohet në bazë të rezultateve të kënaqshme në vlerësimin e performancës.
Aplikimi
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Aplikim nga faqja e internetit https://fondikgk.org/mundesi-punesimi/;
- CV;
- Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
- Dëshmia e përvojës së punës
- Kontaktet e referencës nga ish-punëdhënësit;
Të gjitha aplikacionet do të pranohen vetëm përmes emailit recruitment@fondikgk.org , dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: Formular Aplikimi: Emri dhe mbiemri _ Pozita”
Konkursi është i hapur deri më datën 24.12.2024 në ora 16.30.
Shënim
- Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.
- Kandidatët që nuk përzgjidhen në fazën e parë kanë të drejtë ankese brenda 7 ditëve të punës nga marrja e njoftimit për rezultatet e fazës përkatëse të përzgjedhjes.