Menaxher/e i/e Shitjes, Menaxher/e i/e Restaurantit dhe Barit, Bellboy
5 ditë
Banja e Kllokotit
Viti
Gastronomi Menaxhment Shitje Te tjera
Përshkrimi

KONKURS PUNE

Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit” SHPK shpall konkurs për pozitat si në vijim:

Pozita Nr. i pozitave

Menaxher/e i/e Shitjes 1
Menaxher/e i/e Restaurantit dhe Barit 1
Bellboy 1

Pozita: Menaxher/e i/e Shitjes

Përgjegjësit:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes për shërbimet hotelierë, spa & wellness
  • Promovimi i paketave termale, rehabilituese dhe turistike
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e bashkëpunimeve me agjenci turistike, kompani, institucione dhe klientë individualë
  • Menaxhimi i rezervimeve në grup dhe kontratave afatgjata
  • Analiza e tregut dhe identifikimi i mundësive të reja të shitjes
  • Raportim i rregullt te drejtoria për rezultatet e shitjes
  • Bashkëpunim i ngushtë me recepsionin, marketingun dhe menaxhmentin

Kriteret

  • Përvojë pune në shitje (preferohet në hoteleri, turizëm, spa ose shëndetësi)
  • Njohuri shumë të mira të shërbimeve hotelierë dhe turistike
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negocimi
  • Aftësi për menaxhim të kohës dhe punë nën presion
  • Njohuri në përgatitjen e ofertave dhe paketave të shitjes
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter (MS Office, email, sisteme rezervimi – përparësi)
  • Njohuri të gjuhës angleze

Pozita: Menaxher/e i/e Restaurantit dhe Barit

Përgjegjësit:

  • Menaxhimi i përditshëm i restaurantit dhe barit
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e stafit të shërbimit dhe barit
  • Sigurimi i cilësisë së lartë të shërbimit ndaj mysafirëve
  • Planifikimi i orareve të punës dhe ndarja e detyrave
  • Menaxhimi i furnizimeve, porosive dhe stokut
  • Kontrolli i higjienës, sigurisë ushqimore dhe standardeve HACCP
  • Bashkëpunim me kuzhinën, recepsionin dhe menaxhmentin e hotelit
  • Menaxhimi i ankesave dhe kërkesave të mysafirëve
  • Raportim i rregullt për shitjet dhe performancën

Kriteret:

  • Përvojë pune në restaurant/bar (preferohet në pozita menaxheriale)
  • Njohuri shumë të mira të shërbimit të ushqimit dhe pijeve
  • Aftësi udhëheqëse dhe organizative
  • Aftësi të mira komunikuese dhe zgjidhje problemesh
  • Aftësi për punë nën presion dhe në turne
  • Njohuri bazë të menaxhimit të kostos dhe stokut
  • Njohuri të punës me kasa fiskale dhe sisteme menaxhimi – përparësi

Pozita: Bellboy

Detyrat:

  • Pritja dhe përcjellja e mysafirëve gjatë check-in dhe check-out
  • Ndihmë për bartjen e bagazheve të mysafirëve
  • Orientimi i mysafirëve brenda hotelit (dhomat, restaurant, spa, pishinat, etj.)
  • Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirat përkatëse
  • Bashkëpunim me recepsionin dhe stafin tjetër të hotelit
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës së menaxhmentit

Kriteret:

  • Edukatë dhe paraqitje e mirë
  • Aftësi të mira komunikuese
  • Gatishmëri për punë ekipore
  • Përgjegjësi dhe korrektësi
  • Fleksibilitet në orar (turne)

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV

Shënim: Për çdo pozitë, paga është konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës. Kriteret e detajuara për secilën pozitë do të shqyrtohen gjatë intervistës. Përparësi do të kenë ata që kanë përvojë pune të mëparshme në pozitat e shpallura

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 06 Shkurt 2026 në emailin [email protected] , me subjektin: Pozita për të cilin aplikoni” – Emri dhe Mbiemri juaj.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Parimi i barazisë:

Banja e Kllokotit Sh.P.K. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie, etnie, feje, moshe apo gjendjeje shëndetësore.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko
12690
200
2057
7182